Saturday, May 18, 2024

Super pritje ndaj Ereznit, Sherri: “Pritja më e bukur e sezonit edhe nga rëndësia. Europiani? Më motivon shumë që çdo ndeshje të jap të mirën”

Lexo

Egnatia ka arritur të marrë një fitore fantastike në shtëpi kundër Erzenit me shifrat 3-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të “Abissnet Supriore. Pas kësaj sfide, për mikrofonat e MCN TV ka folur portieri i Egnatias, shkodrani Alen Sherri.

“Të them të drejtën shumica e pritjeve janë improvizim dhe ndoshta nuk je stërvitur për të. Kur e prita topin e parë mendova se mbaroi aty, por kur e pashë që po shkonte topi te lojtari i Erzenit thjeshtë mendova të mbyll hapësirën më të madhe. Aty mu duk shumë e thjeshtë, por më thanë që ishte e bukur. Ajo ishte pritja më e bukur e sezonit mund të them, duke e parë edhe nga rëndësia. Jam i kënaqur për rezultatin pasi ia dolëm të fitojmë. Jam shumë i lumtur.

Europiani? Është diçka që më motivon ndeshje pas ndeshje, e di që jam në vëzhgim. Më motivon shumë që çdo ndeshje të jap të mirën. Duke qenë që e kam prekur Kombëtaren këtë vit, e pres. Më vjen mirë që jam në diskutim dhe për mua kjo është shumë e rëndësishme. Pastaj nuk e di pasi janë zgjedhjet e të tjerëve, por jam i lumtur me faktin që jam aty afër.

E takuat pas ndeshjes portierin kundërshtar, Pujën? Me Pujën kam kaluar një sezon fantastik vitin e fundit. Ai zhvilloi një ndeshje shumë të mirë, pasi mbajti Erzenin në lojë në dy raste që mund të them ishin gola të sigurt. Sipas meje ai zhvilloi një ndeshje të mirë sot. Nuk dua ta mbroj se e kam shok, por ishin pritje deçizive. Për një arsye ose tjetër, të gjithë gabojmë. Ishte pak pa fat, sepse më duket topi u devijua dhe diçka e tillë.

Më i rrezikshëm për gol, Skuka, Cara apo Rrapaj? Të tre besoj. Ekipi që na ka hapur më shumë punë është Partizani. Dhe të tre këta sulmues janë të rrezikshëm.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img