Takimi i parë gjysëmfinal i Kupës së Shqipërisë në mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll me fitoren e rrogozhinasve me rezultatin minimal 1 me 0. Humbja është humbje, dhe në pamje të parë, të bën ta analizosh me sy kritik, por duke pasë parasysh se dy lojtarë të Vllaznisë u ndëshkuan me karton të kuq, humbja minimale lë shteg për optimizën në përmbysjen e rezultatit në ndeshjen e kthimit.
I këtij mendimi është edhe trajneri i kuqebluve, Qatip Osmani, i cili në prononcimin e dhënë pas ndeshjes me gazetarët e pranishëm theksoi se ky është një rezultat që premton kualifikimin në ndeshjen e kthimit.
Teksa analizon ndeshjen në tërësi, Osmani shprehet i kënaqur për pjesën e dytë, ku skuadra edhe pse me dy mbrojtës më pak në fushë të ndëshkuar me karton të kuq, i bëri mirë detyrat e ngarkuara nga ana e stafit në aspektin taktik.
I pyetur për rivalitetin që Vllaznia ka me Egnatian, jo vetem në Kupë por edhe në Kampionat për vendin e parë dhe të dytë, trajneri Qatip Osmani, tha se më përpara duhet të sigurojmë praninë në “Final 4”, dhe më pas të mendojmë për pozicionet në katërshe.
(Video) Prononcimin e plotë të trajnsrit të Vllaznisë Qatip Osmani, dhënë pas humbjes me Egnatian në transfertë për gjysëmfinalen e Kupës, mund ta ndiqni të plotë në kanalin tonë zytar Veriu Sport-YOUTUBE.
Fatos LAMAJ