Ekipi i Vllaznisë në boks i drejtuar nga trajneri Zef Gjoni po përgatitet intensivisht për ndeshjet e Kampionatit Kombëtar të boksit që zhvillohen me datë 15 shtator në Tiranë. E veçanta e këtij kampionati për Vllazninë ka të bëjë me përfshirjen në formacion të dy boksierëve që vijnë nga Gjermania dhe Anglia. Bëhet fjalë për Ani Haxhillarin dhe Geljan Rajkun. Ky i fundit, që bokson në Angli, shprehet i kënaqur që do të ngjitet në ring me uniformën e Vllaznisë.
Ashtu si edhe kolegu i tij Ani Haxhillari që vjen nga Gjermanis, edhe Rajku që bokson në Angli, është optimist që në peshën e rëndë ku ai konkuron do të jetë kampion si individ, ndërkohë që të njëjtën gjë bëson edhe për ekipin e Vllaznisë.
(Video) Intervistën e plotë më video me boksierin e njohur, Geljan Rajku, mund ta ndiqni në kanalin zonë zyrtar Veriu Sport-YOUTUBE