(Video) Intervista-Patushi: Vllaznia, gaboi me largimin e Osmanit. Ish futbollisti kuqeblu, analizon situaten e skuadres shkodrane

Sajmir Patushi, mesfushori i njohur matjan, kampion me ekipin e Vllaznisë dhe Tiranën, ka bërë një analizë të situatës te skuadra shkodrane.
Ndryshimin e trajnerit 4 javë para fundit të kampionatit ai e quan lëvizje surprizë të drejtuesve të klubit.

Patushi shprehet në intervistën e mëposhtme për “Panorama Sport” se largimi i Osmanit ishte një gabim. Ish-mesfushori sheh më të favorizuar Partizanin për vendin e dytë, por ka besim se Vllaznia mund të shpallet kampione e Superiores.

Patushi, si do ta komentonit lëvizjen te Vllaznia për ndryshimin e trajnerit në këtë moment?
Mbase të gjithë u çuditen me këtë lëvizje, por unë nuk çuditem, sepse çdo vit kemi ikje-ardhje trajnerësh sipas shijes të çdo presidenti. Vllaznia është e dyta dhe mbase kanë çaluar shumë gjëra përbrenda që ne nuk i dimë. Ne na mbetet vetëm që të shikojmë si është kjo lëvizje katër javë para fundit dhe “Final 4”.

A duhej bërë kjo lëvizje, kur Vllaznia ishte e dyta?
Po ndonjëherë mbase dalin për mirë këto lëvizje, por në memorien time s’kemi pasur surpriza për tre apo katër javë. Megjithatë, mendoj se ishte gabim largimi trajnerit Qatip Osmani.

Admir URUÇI

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu