Friday, May 17, 2024

Nisma e KF Vllaznia, “MoreThanFootball”, mbërrin në gjimnazin “At Pjetër Meshkalla”

Lexo

KF Vllaznia synon të zhvillojë projekte interesante me aspekt social dhe të fokusohet në zhvillimin e nismave të reja në dobi të komunitetit siç është iniciativa “More Than Football” e cila po prezantohet tek të rinjtë e qytetit. Korniza e klubit është e fokusuar në përfshirjen brenda angazhimit të komunitetit, zhvillimin e të rinjve, partneritetet dhe bashkëpunimet brenda organizatave lokale. Aktiviteti i radhës i zhvilluar nga stafi i KF Vllaznia në kuadër të nismës #MoreThanFootball, ka qenë me nxënësit e gjimnazit “At Pjetër Meshkalla”.

“Kjo nisëm ka si synim promovimin e sportit tek të rinjtë si stil i jetesës së shëndetshme, ndarjen e eksperiencave të stafit duke prezantuar modele suksesi për të gjithë djemt dhe vajzat që duan të bëhen pjesë e fushës së futbollit, si dhe inkurajimin e të rinjve për të mbështetur Vllazninë në çdo ndeshje.
Falënderojmë stafin dhe nxënësit e gjimnazit për organizimin e aktivitetit.”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img