Sunday, September 8, 2024

(Video-Intervista) Vllaznia Volej U21, fiton dy trofetë e sezonit, Kupë dhe Kampionat. Trajneri Endri Jukni, 7 vite më parë shpallej kampion në formacionin e Vllaznisë së rritur, tashmë përsërit suksesin si trajner me Vllazninë U21

Lexo

Vllaznia në Volejboll për meshkuj, kategoria Superiore U21, ka arritur rezultatet më të larta nga të gjitha ekipet e Klubit Sportiv Vllaznia për sezonin 2023-2024. Themi kështu, pasi skuadra e drejtuar nga trajneri Endri Jukni dhe kolegu i tij Fatjon Çekini ka fituar dy trofetë më të rëndësishëm të vitit, titullin kampion si dhe Kupën “Rinia”.

Për trajnerin e parë Endri Juknin, por edhe për kolegun e tij Fatjon Çekini, ky është titulli kampion që përjetojnë në sportin e  volejbollit. 7 vite më parë, ato të shpalleshin kampion në formacionin e Vllaznisë së rritur me trajner Mark Kroqi, ndërsa tani këtë titull e shijojnë si trajnerë.

Një sukses ky që vjen patjetër nga puna këmbëngulëse dhe profesionale e dyshes Jukni-Çekinii, të cilët në katër vitet e drejtimit të këtij ekipi kanë arritur të formatojnë një skuadër me djem të rinj pasionantë pas këtij sporti, të cilët me përkushtimin e tyre në proçesin stërvitor kanë ecur dukshëm në rritjen e cilësisë sportive.

Po kush janë protagonistët e këtij suksesi:

Gilman Talani, Juri Lumanaj, Mario Lugaj, Sead Durro, Viktor Bazhdari, Mateo Qeseri, Zaim Halili, Erind Vora, Oliver Marku, Enea Grimaj, Amadeus Veleçiku, Dion Zefi, së bashku me trajnerët Endri Jukni, Fatjon Çekini.

I pyetur se cilët nga volejbollistët e formacionit veçon më tepër për formën sportive që paraqitën në ndeshje, trajneri Jukni, komenton lojtrarët që luajnë me U-21-shin por edhe në ekipin e pare: “Janë një brez i talentuar, i edukuar, të cilët dijnë më së miri të përshtaten në fushën e lojës, si në ndeshjen e Vllaznisë U21 dhe po ashtu edhe në atë të Vllaznisë së madhe të të rrituve. Në këtë sukses të gjithë kanë atë pjesën e vetë të kontributit, por ndër to mund të veçoj kampitenin Gilman Talani, që tashmë luan me shumë sukses edhe në ekipin e të rriturve, Marjo Lugaj, Mateo Qeseri, pasuesin Sead Durro, një pauses shumë i mirë që bëri një paraqitje shumë të mirë në ndeshjet e fundit, Juri Lumanaj, edhe ai një lojtar i mirë, kemi Viktor Bazhdarin, Erind Voren, e ndonjë tjetër, të cilë me cilësitë e tyre shumë të mira premtojnë së tepërmi për të ardhmen.

E veçanta e trajnerit Endri Jukni është sepse, krahas drejtimit të Vllaznisë U-21, trajneri Jukni por edhe kolegu i tij Çekini vazhdojnë aktivitetin e tyre si volejbollist titullar me ekipin e parëe të drejtuar nga trajneri Artan Kalaja, madje me objektiva dhe ambicje për të mbërritur tek titulli kampion në sezonin e ardhshem sportiv.

Prononcimin e plotë në video të trajnerit Endri Jukni, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img