Sunday, August 24, 2025

(Video) Ish kampioni i mundjes, Eljaz Guri, nderohet me titullin “MIRËNJOHJE” nga Bashkia Shkodër

Lexo

Në vlerësim të kontributit të tij në sportin e mundjes klasike ku numëron mbi 10 trofe si kampion kombëtar dhe kupa republike, kryetari i bashkisë Shkodër Bardh Spahia i akordoi titullin “Mirënjohje”, mundësit Eljaz Guri. Pak ditë më parë ai festoi 75 vjetorin e lindjes dhe Spahia zgjodhi këtë moment për ta uruar dhe njëkohësisht falenderuar për të gjithë kontributin që ka dhënë për Vllazninë dhe ngjyrat kuq e zi.

Kryebashkiaku Spahia theksoi vemendjen që i ka kushtuar vlerësimit të këtyre personaliteteve si një moment për të dhënë mesazhin e tij tek të rinjtë që sa më shumë të merren me aktivitete sportive.

Ndërkohë, vetë ish kampioni Eljaz Guri, shprehet i emocionuar për nderimnik dhe respektin që iu bë nga Bashkia Shkodër.

Eljaz Guri ka lindur më 9 shkurt 1948 dhe në fëmijërinë e tij fillimisht merret me sportin e atletikës, e më pas nga viti 1965 fillon stërvitjen me ekipin e të rinjve të Vllaznisë në mundje. Zhvendoset tek ekipi i Partizanit ku në vitin 1969 fiton Kupën e Republikës. Po këtë vit, në finalet e Spartakiadës II Kombëtare zuri vendin e parë duke merituar medaljen e artë. Në vitin 1970, në garat e kampionatit kombëtar individual u shpall për herë të parë kampion kombëtar në peshën e tij. Gjatë karrierës së tij numëron 10 trofe dhe 3 medalje. Pas lënies së sportit, Eljaz Guri për një vit pikërisht më 1987 ka drejtuar ekipin e të rinjve të Vllaznisë në mundjen klasike.

(Video) Ceremonia e pritjes nga ana e kryetarit të bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, për ish kampionin e mundjes shkodrane, Eljaz Guri.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Kategoria e Parë-Gjirokastritët nuk ruajnë avantazhin e Stërling, dibranët barazojnë me Xhikën duke e mbyllur në 1-1

Luftëtari-Korabi 1-1  Golat:Stërling 47/Xhika 52 Kartonë të verdhë:Ramadani 21/Goga 2,Marku 60,Mziu 70 Luftëtari:Moreno,Lala,Zaimi,Çulli,Ziaj(Tabaku 46),Isteri(S.Puci 90),Ramadani,Tuni(Mukoj 61),Stërling(Mërkuri 61),Zani,Diamanti(Cereni 61) Trajner:Besmir Shabani (Në stol:Mamadov,Solomon,Th.Puci,Çelkupa) Korabi:Mehidri,Goga(Zeqiraj...
- Advertisement -spot_img