Monday, May 6, 2024

(Video)Titullarët e Vllaznisë, Gurishta, Balaj, Marku, takim me futbollistët e vegjël të KF Bashkimi

Lexo

Klubi i Futbollit Bashkimi që drejtohet nga trajneri pasionant, Ervin Alushi, ka mirëpritur një vizitë speciale që tre titullarët e KF Vllaznia, kapiteni Erdenis Gurishta, sulmuesi Bekim Balaj dhe mesfushori Herald Marku, kanë bërë në fushën stërvitore të fshatit Bardhaj ku futbollistët e vegjël stërviten.

Për trajnerin Alushi, vizita e tre titullarëve kuqeblu në qëndrën e tyre stërvitore ka entuziasmuar pa masë futbollistët e vegjël, të cilët kanë pasur rastin të njiheshin prej së afërmi me idhujt e tyre, të fushës së futbollit.

Gjatë takimit në fjalë, janë shkëmbyer edhe dhuratat simbolike të materialeve sportive, ato që kishin sjellë më vete futbollistët titullarë të Vllaznisë, por edhe surprizat që iu kanë bërë atyre, futbollistët e vegjël të KF Bashkimi.

“Klubi i Futbollit Bashkimi falenderon pa masë tre lojtarët e ekipit KF Vllaznia, të cilët bënë një vizitë speciale në fushën tonë stërvitore duk u takuar me lojtarët e vegjel, ku edhe ju dhanë disa këshilla shumë të veçanta për jeten e tyre sportive dhe jashtë saj. Ishte një takim shumë domethënës për të vegjlit që të takonin nga afër lojtarët me shumë cilësi dhe karrierë të pasur sportive. Një takim, që patjetër do të jetë një motiv dhe shtysë për to që të vazhdojnë me sa më shumë sukses në rrugën e bukur të futbollit që sapo kanë nisur”, shprehet për Veriu Sport, trajneri Ervin Alushi.

Kujtojmë, se për ekipet e futbollit të moshave të KF Bashkimi, KF Vllaznia ka rezervuar një hapësirë të tribunave të stadiumit “Loro Boriçi”, ku futbollistët e vegjël së abshku me trajnerët e tyre ndjekin në grup ndeshjet e ekipit kuqeblu.

(Video) Vizita e titullarëve të Vllaznisë, Gurishta-Balaj-Marku, në KF Bashkimi. Takimi me futbollistët e vegjël

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img