KF Shiroka-S.C UET, 1-1(Shënues: Realf Zhivanaj(Au) 74’, Dionis Cikani 83’)
E konsideruar si një skuadër pretendente e grupit A të Kategorisë së Tretë, skuadra e KF Shiroka ka bërë një hap të gabuar në javën e tretë të kampionatit, teksa ka barazuar me ekipin e Universitetit Europian të Tiranës(S.C UET).
Pas humbjes me Partizanin B në transfertë dhe fitores në shtëpi me Bulqizën, për sfidën e sotme ndaj UET-së, objektivi i trajnerit Fatmir Axhani dhe kolegut të tij Valmir Kurti, ishte vetëm fitorja tre pikëshe.
Por, ndeshja e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Reshit Rusi” të Shkodrës ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1 me 1.
Megjithë përpjekjektet e të dyja skuadrave, 45 minutaësh i parë është mbyllur me rrjeta të pa prekura. Ndërkohë, që pjesa e dytë ka dhuruar dy gola, të cilët në fakt, që të dy janë shënuar nga futbollistët e UET-së. I pari ka qënë një autogol i në portën e tyre që i dha avantazhin shirokasve 1 me 0 në min utën e 74-tërt, ndërkohë që goli tjetër është shënuar në portën e KF Shiroka me autor Dionis Cikanin në minutën e 83-të.
Barazimi i rezultatit nuk është pranuar nga futbollistët e KF Shirokës, të cilët u hodhën që të gjithë në sulm duke kërkuar golin e avantazhit. Rastet nuk munguan, madje vendasit pretenduan edhe për një penallti, por i këtij mendimi nuk ishte arbitri Loci, i cili bën me shenjë që loja të vazhdojë.
Pas katër minutave shtesë, Loci vërshëllen për mbylljen e të gjithë ndeshjes, e cila mbyllet në barazim 1-1, duke lënë të pakënaqur të gjithë kampin shirokas, futbollistë dhe staf. Dy pikë këto të humbura në shtëpi, të cilat në një farë mënyre zbehin optimizmit e hapit të pretendentit për KF Shirokën, skuadër kjo e ndërtuar për t’u kualifikuar që këtë sezon në kategorinë e dytë.
(Video) Pamje nga ndeshja, KF Shiroka-S.C UET, 1-1. Stadiumi “Reshir Rusi”. 1 dhjetor 2024