Pasi mbylli me shumë sukses angazhimet me Vllazninë, ku në ndeshjen e fundit të lamtumirës me uniformën kuqeblu, kontribuoi në kualikimin e Vllaznisë në turin e dytë të Conference League me një gol të shënuar dhe një asist goli për kolegun e tij Mala, 19 vjeçari I lindur në Pukë dhe rritur në Shkodër, sot ka nënshkruar për skuadrën e re duke u bërë pjesë zyrtare e CSKA të Sofies të kampionatit bullgar.
Po sot, Kevin Dodaj, përmes një postimi në rrjetin social FB, ka falenderuar gjithë familjen e Vllazninë, klubin ku u rrit si futbollit, tifozët e mrekullueshëm që e mbështetën në çdo moment, bashkëlojtarët që luftuan si një trup i vetëm, dhe të gjithë ata që qëndruan pas nesh, në çdo fitore dhe vështirësi.
Postimi zyrtar i Kevin Dodaj
Faleminderit Vllazni!
Dua të falënderoj nga zemra gjithë familjen e Vllaznisë – tifozët e mrekullueshëm që na mbështetën në çdo moment, bashkëlojtarët që luftuan si një trup i vetëm, dhe të gjithë ata që qëndruan pas nesh, në çdo fitore dhe vështirësi.
Ishte një nder i madh të vesh fanellën kuqeblu dhe të jem pjesë e këtij klubi historik. Çdo ndeshje, çdo stërvitje, çdo moment do të mbetet gjithmonë në zemrën time.
Vllaznia nuk është thjesht një ekip – është një ndjenjë. Ju jam mirënjohës për gjithçka. Faleminderit për gjithçka që më dhatë!
Me respekt dhe dashni, Kevin Dodaj
Gaspër MARKU