Një gol individual në minutën e 74-të dhe një assist goli për kolegun e tij Mala në minutën e 87-të, por edhe me mjaft rendiment për skuadrën gjatë 90-të minutave të lojës, ishte bilanci i talentit të kuqebluve, Kevin Dodaj në ndeshjen e dytë të turit të parë UEFA Conferendce League, Daugavpils-Vllaznia.
Për talentin 19-të vjeçar, kjo ishte ndeshja e luajtur nga kuqeblutë në transfertë me letonezët e Daugavpils, ishte e fundit si pjesëtar i kësaj skuadre, sepse në marrëveshjen e arritur mes dy klubeve, KF Vllaznia dhe CSK e Sofies, ishte fiksuar transferimi i Dodajt tek skuadra bullgare.
Në pronocimin e dhënë për “Veriu Sport”, mejëherë pas ndeshjes, pasi shprehet i kënaqur që kontribuoi me gol dhe assist goli, Kevin Dodaj, flet me emocione për transferimin e tij në kampionatin bullgar pranë CSK e Sofies, por gjithnjë duke qënë një “Mirupafshim” dhe jo “Lamtumirë”, ndërkohë që komenton edhe të qënurit e tij në Kombëtares U21, dhe objektivin për të luajtur me kuqezinjtë e mëdhenj.
“Jam shumë i kënaqur. Ëndërroja me veten para ndeshjes që ta mbyllja kështu. Shumë i lumtur për golin dhe asistin, por më e rëndësishmja është që ekipi fitoi dhe kaloi në raundin tjetër. Futbolli i ka uljet dhe ngritjet e veta deri në minutën e 90-të. Ne besuam deri në fund dhe ja dolëm jemi shumë të lumtur të gjithë. Ka qenë një vit që s’do ta harroj asnjëherë në jetën time. Ishte viti im i parë që po luaja me Vllazninë dhe ndihem shumë i lumtur. Është një keqardhje e vogël që po largohem nga ekipi im i zemrës. Nuk i dihet futbollit, mund të rikthehem në një të ardhme.
Gjithë çunat luftuam për njëri-tjetrin. Goli dhe asisti shkon për ekipin, për familjen time. Jemi shumë të lumtur, po festojmë të gjithë së bashku. Të gjithë çunat i kam pasur si vëllezër, jam ndjerë si në shtëpinë time. Iu uroj të gjithëve suksese dhe ta çojnë Vllazninë aty ku e ka vendin.
Sa i përket largimit tim për tek CSKA e Sofies, unë do të bëj maksimumin kudo që të shkoj dhe në çdo minutë që do të më jepet., por nga ana tjetër, kam shumë besim tek ekipi sepse ka shumë kualitet. Shpresoj dhe besoj se do e kalojë turin e dytë. Vllazninë do e ndjek deri në fund të jetës, në çdo ndeshje. Shpresoj që ky të jetë viti që të dalin edhe kampion. Dua t’i falenderoj të gjithë për mbështetjen që më kanë dhënë. Gjatë gjithë këtyre viteve dhe ndihem shumë i lumtur. Shpresoj që një ditë të kthehem te Vllaznia. Edhe tifozët kanë pjesën e vetë në suksesin tim, ndaj gjej rastin që edhe ata t’i falenderoj dhe dua që t’i ftoj në ndeshjen e raundit të dytë më 24 korrik. Të vijnë të gjithë në stadium dhe të mbështesin ekipin e tyre të zemrës”.
Ndërkohë, kombëtarja është një tjetër objektivi i mi. Po kontribuoj për atdheun tim në përbërje të 21 vjeçarëve, ku shumë shpejt kemi një miqësore luksi me Gjermnainë U21. Është emocionuese, shpresoj që një ditë të bëj edhe më shumë se atë që bëra për Vllazninë dhe të arrij edhe Kombëtaren A. Është kënaqësi të luash me Kombëtaren. Shpresoj që Silvinjo të hedhë një sy edhe te Vllaznia. Një ditë pse jo edhe ajo dëshirë të bëhet realitet.”, tha ndër të tjera për “Veriu Sport”, talenti kuqeblu, që tashmë, prej sot është pjesë e klubit bullgar, CSK e Sofies.
(Video) Prononcimin e plotë të futbollistit kuqeblu Kevin Dodaj, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Youtube-YOUTUBE.