Saturday, November 23, 2024

(Video) KF Egnatia prezanton uniformat e reja. Presidenti Demrozi i kënaqur për miqësoren me Interin, beson që italianët do t’ia kthejnë viziten në Shqipëri

Lexo

KF Egnatia do të luajë në sezonin e ri futbollistik 2023-2-23 me uniforma të reja. Ceremonia zyrtare e prezantimit të uniformave të reja është zhvilluar në mjediset e stadiumit “Arena Egnatia” me praninë e vetë Presidentit të klubit rrogozhinas, Agim Demrozi i cili shoqërohej nga dy futbollistët e Egnatias, Rafael Duamema  dhe  Renato Malota, si dhe Evis Karaj, përfaqësuesi i Spitalit “Amavita”, sponsori gjeneral i Egnatias.

Dy uniformat, e para jeshile me të zezë, kurse e dyta e kuqe me të bardhë, janë prezantuar përpara medias. Fanella e parë, që është dhe karakteristike e klubit, jeshile me të zezë, kurse e dyta, e cila do të përdoret në transfertë, është e kuqe me kuadrata të bardhë, që në fakt ngjan si ajo e Kroacisë.

Futbollistët e klubit rrogozhinas, Rafael Duamema  dhe  Renato Malota, kanë bërë dhe prezantimin e fanellave të Egnatias, ndërkohë që pas prezantimit është zhvilluar edhe konferenca e shtypit me gazetarët e pranishëm.

Ndër të tjera, presidenti, Agim Demrozi ka folur edhe për miqësoren me Interin duke falenderuar edhe miqtë dhe mbështetësit që kontribuan në këtë drejtim. “Kemi dashamirësit tanë, që na ndjekin edhe atje. Kemi miq të sportit, shumë miq të sportit që na dhanë mbështetje dhe do të na mbështesin gjithmonë”, thotë Demrozi në prag të sfidës me Interin.

Një nga pyetjet e gazetaëve të pranishëm ishte edhe ajo, nëse mundet që një ditë Interi të kthejë vizitën në Shqipëri dhe të rrisë bashkëpunimin me Egnatian? Për këtë, presidenti Demrozi, pëergjigjet: “Mai dire mai, thonë italianët. Nuk i dihet edhe mund të vijë”, shpjegon presidenti i Klubit të Futbollit Egnatia.

Për përfaqësuesin e Spitalit “Amavita”, Evis Karaj, që  është një ndër sponsorët e Egnatias, është kënaqësi që mbështet Egnatian dhe presidentin Demrozi. “Faktikisht ne nuk e prisnim. Por kjo historia e Egnatias tonë është si një film i bukur sepse nuk e priste kush që Egnatia të arrinte maja kaq të larta. Megjithëse presidenti e di dhe brenda tij e kishte këtë vizion, por ishte një surprizë e këndëshme”, nënvizon Evis Karaj.

Ndeshja, Inter-Egnatia, luhet të dielen në Ferrara, ndërkohë që skuadra rrogozhinase niset nesër drejt Italisë.

Gaspër MARKU

(Video) KF Egnatia prezanton uniformat e reja. Presidenti Agim Demrozi, konference shtypi, pragndeshja miqësore me Interin.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img