Thursday, October 24, 2024

Tirana-Vllaznia, sot, ora 17:00, klasikja e futbollit shqiptar. Pritet debutimi i Xhelil Asanit dhe testimi i Frank Obandos

Lexo

Tirana dhe Vllaznia përballen sot në stadiumin “Selman Stërmasi”, në një ndeshje miqësore në prag të startit të Superligës së futbollit shqiptar. Një ndeshje që po pritet me interesim nga të dy kampet kundërshtare, edhe për faktin se përpos asaj që janë dy skuadrat më me histori duke e konsideruar si një klasike të futbollit shqiptar, ato spikasin prej vitesh edhe si rivale të denja për titullin kampion.

Për Vllazninë, por edhe për tifozërinë shkodrane, ky është momenti më i mirë për t’i dhënë mundësinë e debutimit blerjes më të re, shqiptaro-maqedonasit, Xhelin Asani, i cili firmosi zyrtarisht për kuqeblutë pak ditë më parë.

Por, nga ana tjetër, me shumë interes është edhe testimi që pritet të ketë futbollisti nga Ekuadori, Frank Obando, i cili ditët e fundit po stërvitet me skuadrën kuqeblu. Me një moshë 25 vjeçare dhe me shtatlartësi 1.86 metra, sulmuesi që sezonin e kaluar është aktivizuar me ekipin Nacional de Quito, ku me tetë golat e shënuar kontriboi  në fitimin e titullit kampion në Serinë B të Ekuadorit dhe kualifikimin në kategorinë e Superligës, Obando kërkon të bindë stafin teknik për ta mbajtur tek Vllaznia. Nga sa bëhet e ditur, sinjalet në drejtim të tij janë pozitive, por vlerësimi më i saktë do të jetë sot kur tekniku Migen Memelli, pritet t’i japë minutat e duhura në fushën e lojës.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img