Klubi i Futbollit Malësia, në Tuz të Malit të Zi, është padyshim një fidanishte e prodhimit të talenteve. Dhe, merita e veçantë për një gjë të tillë shkon për kryetrajnerin David Camaj, i cili me pasionin, përkushtimin dhe profesionalizmin e tij, ka arritur të formojë një Akademi model Futbolli për moshat e vogla, prej nga kanë dalë emra të spikatur që kanë luajtur dhe vazhdojnë të luajnë me ekipin e parë të Deçiçit, Superligën dhe Kombëtaren malazeze, dhe më tej.
Krahas aktiviteteve brenda kampionatit malazez, me rëndësi është për këtë klub, pjesëmarrja në në Turnetë Ndërkombëtar jashtë vendit. I tillë ishte ai i zhvilluar së fundmi në Gjermani për grupmoshat 2015-2016, ku KF Malësia korri sukses të dyfishtë.
Futbollistët tuzianë mundën në gjysmë finale ekipin Koblenc me rezulat 2-0 kurse ne finale ekipin Olimpa BSK 1-0. Me shtatë ndeshje radhazi, KF Malësia u shpall kampion i Turneut të Gjermanisë, ndërkohë që edhe vetë kryetrajneri i Tuzit, David Camaj, u nderua me një kupë të veçantë duke merituar trofeun si trajneri më i mirë i Turneut.
Por, krahas dy kupave, ekipit kampion dhe trajnerit më të mirë fituar nga David Camaj, nga radhët e ekipit KF Malësia kishte edhe fitues të tjerë trofesh, që janë:
– Golashënuesi më i mirë – Orahovac Maid
– Lojtari më i mirë – Anton Prenkocaj
– Goli më i bukur – Tician Ujkaj
– Lojtari me më shumë perspektivë – Simon Gjeloshaj
Suksesi i arritur në Turneun Ndërkombëtar të Gjermanisë, ka për protagonist këto futbollistë, që u aktivizuan në formacionin e KF Malësia të Tuzit:
Dario Stanaja, Dante Juncaj, Tician Ujkaj, Rafaell Nikaj, Anton Prenkocaj, Orahovac Maid, Nardi Kalaj, Simon Gjeloshaj(Kapiten i ekipit).
Promoncimi i trajnerit David Camaj:
“Ndihem jashtëzakonisht krenar që isha pjesë e suksesit historik të klubit Malësia në Gjermani, ku u shpallëm kampionë. Përveç titullit kampion, arritëm edhe suksese të mëdha individuale: Ky është një nder i madh për mua, për klubin dhe për vendin tonë, Malësinë që e duam pa masë. Ky rezultat është dëshmi se puna jonë në klubin Malsia është serioze, e bazuar në një strategji të qartë që po jep fryte të shëndosha. Pas çdo suksesi qëndron mbështetja e palëkundur e prindërve dhe e dashamirëve, të cilët së bashku me ne janë pjesë e këtij rrugëtimi fitimtar. Turneu në fjalë u zhvillua në Bavarinë jug lindore, ku krahas të tjerave, fëmijet vizituan edhe stadiumin e Bajernit dhe ishin në qëndrën e Munihut. Qëllimi ynë është i përbashkët dhe i pandryshueshëm: suksesi i fëmijëve, i klubit dhe i vendit. Ne do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim dhe të bëjmë krenare Malësinë, gjithmonë duke synuar majat më të larta. Falenderojmë ata që na munduan pjesëmarrjen në Turne: Komunen e Tuzit, Fran Berishaj nga Amerika sponsor Gjeneral, Nik Gjeloshaj, Ivan Ivanaj, shoqaten Malsia e Madhe nga Michigen e Neë Yorku. Falenderojmë gjithashtu, bashvendasin tonë Rrok Gjonaj nga Gjermania, që përmes tij ishin të ftuar në Gjermani dhe ai na bëri gjithçka që që ishte e nevojshme gjatë qëndrimit në Gjermani.”, shprehet për Veriu Sport, Kryetrajneri dhe Drejtori pasionant i KF Malësia të Tuzit, David Camaj.
(Video) Pamje nga ceremonia e mbylljes së Turneut Ndërkombëtar të Gjermanisë dhe festimet KF Malësia mer kryetrajner David Camaj, kampion për moshat.
Gaspër MARKU