Friday, September 20, 2024

(Video) KF Shiroka, zbret në fushë. Presidenti Ergi Axhani prezanton stafin drejtues dhe skuadrën. Deklaratat e protagonistëve. Zhvillohet seanca e parë stërvitore, optimizëm për vazhdimësinë

Lexo

KF Shiroka zbret në fushë. Ndërkohë që më herët ka pasur disa deklarata mediatike në distancë, të cilat kanë pasur rolin e një informimi të opinionit publik rreth formimit të Klubit më të ri të futbollit në qytetin e Shkodrës, mbrëmja e së dielës së 3 shtatorit 2024, ka zyrtarizuar gjithçka.

Ka qënë Ergi Axhani, në cilësinë e nismëtarit të krijimit të këtij klubi dhe aktualisht president i KF Shiroka, i cili në një takim të zhvilluar në qilimin e blertë të stadiumit “Reshit Rusi” të Shkodrës, teksa ka përshëndetur futbollisëtët e pranishëm ka prezantuar edhe pjesëtarët e stafit teknik të këtij klubi.

Ato janë emra të njohur dhe shumë të nderuar të futbollit shkodran dhe më gjërë, Fatmir Paçrami, Seit Çanga, Ferit Borshi, Isa Sukaj, Valmir Kurti, Samel Zyberi, dhe Fatmir Axhani, në cilësinë e kryetrajnerit të KF Shiroka.

Protagonistët në fjalë kanë përshëndetur skuadrën dhe kanë shprehur besimin dhe optimizmin, se me punë serioze, sistematike dhe profesionale, që të gjithë së bashku, do të arrijnë realizimin e objektivave të marra, ku më i afërti është a ii kualifikimit në kategorinë e dytë.

(Video) Presidenti KF Shiroka Ergi Axhani prezanton stafin drejtues dhe skuadrën. Deklaratat e protagonistëve. Seanca e parë stërvitore.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img