Vllaznia U21-Teuta U21 3-1(Shënues: Golat: Shimaj 32’, 58’ (pen), Musaraj 35’ / Hoxha 45’
Vllaznia: Shkoza, Shimaj, Pusi, Paloka, Bushaj (Spahija 46’), Dulaj (Xhilaj 70’), Peku (Mujaxhi 55’), Osmani (Jahaj 67’), Bizi, Maliqi, Musaraj (Delaj 46’) (në dispozicion: Bunjaj, Aliu, Ramja, Lera) Tr: Elvis Plori
Teuta: Dema, K. Hoxha, Duka (Berisha 82’), Halilaj, Miftiu, Vasjari, Salillari (Qorri 83’), Hoxha, Gecaj (Mhilli 89’), Bejko (Mala 71’), Bebeziqi (në dispozicion: Murataj) Tr: Gentian Begeja
Me dy gola të Shimajt dhe një të Musarajt, Vllaznia U-21 e drejtuar nga trajneri Elvis Plori ka mundur sot 3-1 Teutën e Durrësit, ndeshje kjo për llogari të javës së dytë të Kampionatit Kombëtar të futbollit për kategorinë e Superligës së 21 vjeçarëve.
Ndeshja në fjalë u zhvillua pasditen e sotme në stadiumin “Reshit Rusi”, ku krahas tifozërisë shkodrane, i poranishëm ka qënë edhe numri një i KF Vllaznia, Alban Xhaferi i shoqëruar nga një pjesë e stafit kuqeblu, çka tregon se vemendja e drejtuese për këtë ekip është jo e vogël.
Ndeshja në fjalë është vendosur nga dy gola të shënuar nga kapiteni Shimaj dhe një nga Mustafaraj për Vllazninë, të cilët kanë bërë të pavlefshëm golin golin durrsak, i shënuar nga një shkodran tjetër si Uhejdi Hoxha, i cili këtë sezon futbollistik është pjesë e bregdetarëve të Teutës. Hoxha nuk ishte i vetëm shkodran tek Teuta U21, sepse në formacionin mik për 90-të luajti edhe shkodrabi tjetër Klevis Bebeziqi, futbollisti që sezonin e kaluar luajti në kampionatin slloven, ndërkohë që këtë vitë është pjesë e ekipit të parë të Teutës së bashku edhe me shkodranët e tjera, Hebaj dhe Gruda.
Ashtu si edhe në sezonin e kaluar, në formacionin e Vllaznisë U-21 u aktivizuan edhe disa futbollistë të ekipit të parë. Duke mos qënë ok me minutat e marra në ekipin e parë, aktivizimi me 21 vjeçarët është një plus më tepër për to në kërkim të bindjes së stafit teknik për hapësira më të shumta edhe tek skuadra e parë.
Fitorja tre pikëshe e sotme duke i shtuar edhe pikën e marrë në barazimin në transfertë me Partizanin, bën që pas dy javësh kampionat, Vllaznia U-21 të jetë në kuton e 4 pikëve. Java e katërt e gjen Vllazninë përsëri në transfetë ku kalendari ka vendosur që të luajë kundër Korabit të Peshkopisë.
(Video) Pamje nga ndeshja Vllaznia U21-Teuta U21 (3-1), e vlefshme për javën e dytë të K. Kombëtar të 21 vjeçarëve