Friday, May 3, 2024

(Video) Ish portjeri kuqeblu Paulin Ndoja, beson në kthesën e Vllaznisë. Oshilacionet e kuqebluve marrin fund që prej kësaj të diele me fitoren ndaj Kastriotit në “Loro Boriçi”

Lexo

Veterani i futbollit shkodran, ish portjeri dhe ish trajneri kampion me Vllazninë, Paulin Ndoja analizon ecurinë e kuqebluve në katër javët e para të kampionatit, ndërkohë që flet edhe për përballjen me Kastriotin, takim që luhet të dielen për llogari të javës së pestë të Abissnet Superiore.

I zhgënjyer me oshilacionet e Vllaznisë nës këto katër javë kampionat është edhe ish portjeri i famshëm i Vllaznisë, Mjeshtri I Madh, Paulin Ndoja, i cili për shumë vite ka qënë edhe pjesë e stafit teknik të Vllaznisë në rolin e trajnerit të portjerëve. Sa i takon oshilacioneve të ndeshjeve të para, dhe sidomos humbjes me Egnatian në javën e fundit, Ndoja është i mendimit se ka ndikuar ana psikologjike.

Megjithatë, edhe pse ka rezerva dhe kritika për lojën e Vllaznisë, sidomos në dy përballjet me Erzenin dhe Egnatian ku është mundur me lojë dhe rezultat, Ndoja ka optimizën në kthesen e Vllaznisë që këtë javë në ndeshjen kundër Kastriotit të Krujës.

Ndër të tjera, veterani Ndoja, beson shumë tek trajneri Mirel Josa, që sipas tij, i ka të gjitha mundësitë të rikthejë Vllazninë tek fitoret e kërkuara.

Në vijim, Ndoja flet edhe për pragndeshjen e javës së pestë të Superiores, atë që do të luhet të dielen në stadiumin “Loro Boriçi” përballë Kastriotit të Krujës.

Sa i përket tifozërisë, e cila për hirë të së vertetes është ftohur jo pak pas humbjes me Egnatian, veterani Ndoja mendon se entuziasmi dhe mbështetja e tifozërisë kuqeblu nuk do t’i mungojë skuadrës.

Në mbyllje, si specialist i portës, Paulin Ndoja flet edhe për paraqitjen e portjerëve aktualë të Vllaznisë, titullarit Bojan Zogoviç, si dhe rivalëve të tij për ta zëvendësuar, Kristi Qarri, Entoni Shkoza dhe Leonard Kaçaj ndërkohë që bën me dije se po përgatit individualisht një portjer të talentuar, 15 vjeçarin Qemal Mehmeti, i cili konsiderohet një e ardhme e sigurt e portës kuqeblu.

(Video) Intervista me veteranin e futbollit shkodran, Paulin Ndoja

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img