Kryebashkiaku shkodran, Benet Beci ka pritur në një takim në zyrën e tij drejtuesit e rinj të boksit në Shkodër, Mondi Ndou dhe Melser Abdyli. Së bashku me ta ka qënë edhe kampioni i rekordeve të boksit, shkodrani Nelson Hysa i cili tashmë do të përqendrohet në boksin profesionist. Kryetari i Bashkisë Benet Beci, garantoi mbështetjen maksimale për ekipin e boksit të cilët kanë sjellë përherë tituj në Shkodër, ku gjatë së dielës rrëmbyen titullin e 26-të kampion kombetar. Ndërkohë që drejtuesit e boksit u shprehën të kënaqur për bashkëpunimin që kanë dhe do të vijojnë me kryebashkiakun Beci.
Kryetari i Bashkisë Benet Beci, i ka dhuruar edhe një titull mirënjohje, simbolin e qytetit, për kampionin e padiskutueshëm Nelson Hysa.
Për vitin 2024, Bashkia e Shkodrës ka rritur me 30% buxhetin e saj për ekipin e boksit të Vllaznisë, ndërkohë që me afrimin e dy mbështetësve tashmë të boksit shkodran, bashkia dhe klubi kanë projekte të përbashkëta për investime të mëdha në infrastrukturën sportive të ekipit të boksit, kampion absolut në Shqipëri.
(Video) Pritja e kryetarit të bashkisë Shkodër Benet Beci për drejtuesit e rinj të klubit të boksit Vllaznia