Peshëngritja shqiptare konsiderohet si sporti më elitar në Shqipërisë, pasi sportistët kuqezi vazhdojnë të fitojnë medalje në aktivitetet ndërkombëtare. Për arritjet e këtij sporti në garat e fundit si dhe spikatjen e elementit shkodran në ekipet kombëtare, flet kryetrajneri i kombëtares së Shqipërisë, shkodrani, Artur Lagja. Mes grupit të peshëngritjes shkodrane është edhe Saimir Lagja, pikërisht djali i kryetrajnerit të kombëtares, Artur Lagja, për të cilin nga specialistët e sportit të peshëmgritjes, por edhe nga vetë Arturi, konsiderohet një talent i ri me shumë perspektivë.
(Video: Kryetrajneri i kombëtares së peshëngritjes, Artur Lagja, flet për sukseset e kuqezinjëve tanë, dhe ato të Vllaznisë)