Friday, March 29, 2024

Vllaznia-Universita Krajovës, dy presidentët kundërshtarë, Xhaferi- Kartu, kërkojnë kualifikimim

Lexo

Shorti i hedhur në Nion të Zvicrës, ka fiksuar çiftin e Turit të Dytë të Conference League, Vllaznia-Universitatea Krajovës, takim i planifikuar të luhet me datë 21 korri në stadiumin “Loro Boriç”.

Një duel ky që ka marrë jo pak vemendjen e opinionit sportiv, pasi në të dy kampet përkatëse deklarohet për kualifikim.

Më herët, kanë qënë dy teknikët përkatës, Mirel Josa i Vllaznisë dhe Laszlo Balint i skuadrës rumene, të cilët janë shfaqur optimist për kualifikimin në Turin e tretë të këtij kompeticioni.

Ndërkohë, në të njëjtën linjë janë edhe dy presidentët kundërshtarë, Alban Xhaferi i Vllaznisë dhe Sorin Kartu i Universitatea Krajova. Madje, ky i fundit, kualifikimin në turin tjetër e konsideron si një hakmarrje që kërkon të bëjë ndaj një skuadre shqiptare, si kompensim i asaj që Laçi e pat eleminuar sezonin e kaluar po në këtë kompeticion.

Alban Xhaferi(President i KF Vllaznia)

“Është një kundërshtar i vështirë, me buxhet 5 herë më të madh se ai i Vllaznisë, por në Shkodër do të jetë një atmosferë elektrizuese dhe besoj se do ta kalojmë këtë tur. Për më tepër, kemi një trajner me eksperiencë në Kupat e Europës dhe do të bëjmë të gjithë përgatitjet e duhura për të kaluar këtë tur”.

Sorin Kartu(President i Universitatea Krajova)

“Jemi gati për këto dy ndeshje europiane. E mora vesh menjëherë se me kë na ra shorti në Ligën e Konferencës. Tani po kërkoj informacione për këtë kundërshtar. Është e qartë që duhet të hakmerremi në Shqipëri! Nuk kemi asnjë justifikim këtë herë, duhet të jemi seriozë”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img