(Video) Kuqeblutë me formacionin më të mirë ndaj Laçit. Tekniku Osmani optimist për fitore

Vllaznia do të përballet me Laçin në “Loro Boriçi” sot në orën 18:00 për të zhvilluar ndeshjen e javës së 31-të të Superiores. Shkodranët presin të rikthehen te fitorja pas 3 ndeshjeve ku kanë marrë vetëm 2 pikë.

Një formë jo e mirë e kuqebluve që synojnë 3 pikët për të vijuar presionin ndaj Egnatias kryesuese e cila ndodhet po kaq pikë larg. Fat i mirë për trajnerit Osmani është që do të ketë një grup të plotë ndaj kurbinasve.

Rikthimi i Smajlit është pritur me shumë kënaqësi nga stafi teksa mungesa e tij është vënë re ndjeshëm në ndeshjet e fundit. Formacioni do të jetë më i miri i mundshëm, ajo 11-she që i ka bërë të ëndërrojnë për titullin kampion deri në këtë pikë të sezonit.

Portën e mbron Qarri, ndërsa prapavija e përbërë nga Smajli, Stojanovic, Juric e Hakaj. Në mesfushë treshja plot muskuj Krymi, Alivoda, Boshnjaku dhe në sulm Mala e Gruda në mbështetje të kapitenit Balaj.

Formacioni i mundshëm i Vllaznisë për ndeshjen me Laçin:

Vllaznia(4-2-3-1): Qarri, Smajli, Juriç, Stojanoviç, Hakaj, Boshnjaku, Krymi, Alivoda, Mala, Gruda, Balaj. Trajner: Qatip Osmani

(Video) Prononcimi i trajnerit Qatip Osmani në pragndeshjen, Vllaznia-Laçi. Të shtunën, ora 18:00, në stadiumin “Loro Boriçi”

Fatos LAMAJ

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu