Thursday, May 9, 2024

Futboll-Kategoria e Parë/Dy kryesueset Elbasani dhe Bylis, 90-të minuta larg Superiores

Lexo

Kategoria e Parë vijon me ndeshjet e javës së 29-të të kampionatit. Pas fitores së Flamurtarit ndaj Vorës ditën e djeshme, e sotmja rezervon emocione të tjera. Dy skuadrat kryesuese që dominuan në mënyrë absolute gjithë këtë edicion, Elbasani e Bylis janë 90 minuta larg sigurimit të biletës së Superiores.

Verdhebluve u mjafton 1 pikë ndaj Apolonisë, ndërsa ballshiotët u duhet fitorja përballë Korabit. Të dy skuadrat luajnë në shtëpi, por elbasanasit do të kenë stadiumin e mbyllur për shkak të dënimit nga Disiplina.

Paralelisht në orën 15:00 luhen 2 ndeshje të tjera mjaft të rëndësishme,ndoshta më shumë se dy të parat. Luzi pret Lushnjen në shtëpi dhe fitorja është treni i fundit për të shpresuar tek mbijetesa nga Play-Out. Ndërsa për lagunarët gjithashtu duhen pikët për të siguruar pozitat në zonën e sigurtë. E njëjta vlen për Burrelin që sfidon Tomorin e rënë matematikisht në të Dytën.

Ndeshjet e javës së 31-të të Kategorisë së parë

Dje

Vora-Flamurtari  2-2

Sot

Bylis-Korabi(15:00)

Luzi 2008-Lushnja(15:00)

Tomori-Burreli(15:00)

Elbasani-Apolonia(19:00)

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img