Wednesday, June 18, 2025

(Video) Kuqeblutë zhvillojnë miqësoren e dytë. Humbin me Deçiçin 1-0, por tekniku Martini ka mbetur i kënaqur me skuadrën

Lexo

Deçiç-Vllaznia 1-0

FC Deçiç: Dragosheviq, Tomasheviq, Dreshaj, Lulgjuraj, Bozhanoviq, Bozhoviq, Gjocaj, Ilir Camaj, Ilirjan Camaj, Radusinoviq, Batroviq(U aktivizuan: Ujkaj, Nikprelaj, Kajoshaj, Miliq, Sekulloviq, Bajoviq, Ndiaje, Gjelaj, Strikoviq, Kolçeva Marash). Zv.Trajner Asim Gjokoviq

Vllaznia: Qarri, Pusi, Jazxhi, Bajrami, Hakaj, Krymi, Kruja, Sala, Balaj, Dodaj dhe Delaj(U aktivizuan: Jukaj, Hajdari, Brahimi, Kubazi, Ara, Tafili). Trajner: Edi Martini

Pas miqësores së parë të luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” me Vllazninë Elite të Milanos, të cilën e fituan me rezultatin e pastër 3-0, kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Edi Martini zhvilluan miqësoren e dytë.

Këtë radhë përballë kishin një kundërshtar serioz, siç ishte Deçiç i Tuzit, skuadra fituese e Kupës së Malit të Zi. Një miqësore kjo që i ka shërbyer të dyja skuadrave, pasi që dyja, vetem tre orë përpara nisjes së ndeshjes kanë mësuar kundërshtarët e tyre të turit të parë në Konferencë Ligë, ku Vllaznia përballet me letonezët e BFC Daugavpils dhe Deçiç me skuadrën nga Maqedonia e Veriut, Sileks.

Ndeshja e luajtur në stadiumin e Tuzit të Malit të Zi është mbyllur me rezultatin minimal, 1 me 0 për ekipin vendas, Deçiç. Në krahasim me ndeshjen e parë të luajtur në Shkodër, trajneri Martini hodhi në fushë nga minuta e parë,  dy ardhjet e reja, Arsid Krujë dhe Esin Hakaj, për të vijuar më pas me portjerin Qarri, Krymin, Pusin, Jazxhi, Bajrami, Sala, si dhe në sulm treshja Balaj së bashku me dy të rinjtë, Dodaj dhe Delaj. 0 me 0 mbyllet 45 minutëshi i parë me një lojë pak a shumë të bararartë, por pa vënë në rrezik serioz portjerët kundërshtarë.

Në pjesën e dytë, aktivizon një njëmbëdhjetëshe krejt tjetër, mes të ciloëve edhe të rinjtë e ardhur nga Akademia, Xhoel Hajdari, Amir Brahimi, Gerald Kubazi dhe Aris Ara, pa lënë mënjanë edhe të rinjtë e tjerë, Jukaj në portë, Tafili.

Një pjesë, kjo e komanduar tërësisht nga Vllaznia, shoqëruar edhe me dy momente pretendimi për penallti nga ana e kuqebluve, njëra për prekje me dorë e mbrojëtsve vendas dhe tjetra për një pengim në zonë të sulmuesit Aris Ara.

Ndërkohë, kur goli pritej në portën e Deçiçit, ai realizohet në portën e Vllaznisë, ku pas një harkimi nga goditja standarte, prapavija shkodrane nuk është e saktë në mbulimin e kundërshtarit.

Pas pësimit të golit, kuqeblutë këmbëngulin shumë për të gjetur të paktën golin e barazimit, por vëshëllima e fundit e arbitrit kryesor, fikson rezultatin 1 me 0 në favor të tuzianëve vendas.

Për t’u theksuar është se skuadrën kuqeblu në këtë transfertë e kanë shoqëruar një grup i zgjeruar i tifozërisë kuqeblu, ndërkohë që i pranishëm ka qënë edhe presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi së bashku me stafin e tij.

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, pavarësisht rezultatit në humbje 1-0, tekniku i kuqebluve Edi Martini është shprehur i kënaqur me lojën e skuadrës së tij.

Interesant ishte fakti, në pankinën e skuadrën vendase të Deçiçit, ishte Asim Gjokoviç, një ish koleg i fushës së lojës me dyshen drejtuese të Vllaznisë aktuale, Edi Martini-Vioresin Sinani, me të cilët është shpallur kampionme Vllazninë e vitit 2001, i cili në përfundim të prononcimit të tij mediatik, i uroj suksese dy is bashkëlojtarëve kampionë kuqeblu.

(Video) Deçiç-Vllaznia 1-0(Pjesa e parë dhe e dytë, me koment-Veriu Sport), si dhe prononcimet e dy trajnerëve kundërshtarë: Edi Martini(Vllaznia) dhe Asim Gjokoviç(Deçiç)

Gapër MARKU-Tuz(Mali i Zi), 17 qershor 2025

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Vllaznia zyrtarizon Ardit Krymin, edhe dy vite kuqeblu

Njoftimi zyrtar i KF Vllaznia 𝐀𝐑𝐃𝐈𝐓 𝐊𝐑𝐘𝐌𝐈 𝐊𝐔𝐐𝐄𝐁𝐋𝐔 𝐃𝐄𝐑𝐈 𝐌𝐄̈ 𝟐𝟎𝟐𝟕 KF Vlllaznia ka kënaqësimi të njoftojë se bashkëpunimi me futbollistin...
- Advertisement -spot_img