Friday, November 22, 2024

(Video) Mbyllet eventi “Fists of fire”, Benet Beci jep lajmin e mire: Në 2025-ës Shkodra Qyteti Europian i Sportit

Lexo

“Fists of fire”, ka shndërruar pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në ngjarjen më të madhe sportive me titujt kampionë të boksit. Dy ish kampione bote në boks kanë qënë të ftuar të kësaj nate kampionësh, ndërkohë që në ringun e ngritur në pallatin e sportit të Shkodrës kanë garuar sportistët shkodranë të cilët arritur edhe rezulatet e tyre pozivitive përballë pretendentëve për tituj kampion.

I pranishëm në këtë event madhështor, ka qënë edhe Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, i cili nga ringu ka dhënë edhe një lajm të mirë për Shkodrën sportive, në 2025-ën Shkodra do të jetë Qyteti Europian i Sporti.

Eshte mbyllur kështu me sukses mbremjen e djeshme “Fists of Fire” 2, aktiviteti me i madh dhe me i bukuri i zhvilluar deri me tani per boksin ne vendin tone. Gjithçka fale organizimit perfekt te promotoreve Mondi e Gjovalin Ndou dhe Melser Abdylit te cilet kishin investuar shume per te bere kete aktivitet ne qytetin e tyre te lindjes ne bashkepunim edhe me Bashkine e Shkodrës

Tete ndeshjet e kesaj mbremje kane dhuruar shume emocione per te pranishmit e shumte qe kishin mbushur pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Nuk kane munguar te jene prezent edhe kryebashkiaku Benet Beci, presidenti i KOKSH Fidel Ylli, presidenti i Federates Shqiptare te Boksit Florend Kalivopulli, deputetet e parlamentit shqiptar si dhe te tjere personalite.

Ne ndeshjen e trete ne ring eshte ngjitur shkodrani Bekim Vjerdha ne te paren ndeshje te tij ne boksin profesionist teksa ka triumfuar per terheqje te kundershtarit, pikerisht te Aleksandar Kuvac. Seria e fitoreve te boksireve tane ka vijuar me ate te shkodranit tjeter Senad Drini ndaj Nkululeko Mhlongo.

Edhe Gelian Rajku ka qene i suksesshem duke arritur fitoren ndaj Kabilu Toëolaëi duke i lene me pas vendin tre ndeshjeve te fundit per tituj te rendesishem ku nder ta i pari qe eshte ngjitur ne ring ka qene shkodrani Arjon Kajoshi. Ai eshte ndeshur me Orien Padilla duke e detyruar te terhiqet para kohe dhe si rrjedhoje Kajoshi ka merituar titullin “World Super Middle” te federate Boterore ËBF.

Nderkohe shkodrani i mirenjohur Nelson Hysa ka mbrojtur titullin “WBF Intercontinental” duke triumfuar ndaj Lukas Ndafoluma. Ndeshja permbyllese e kesaj mbremje ka qene ajo e dy boksiereve te huaja, gjermanes Ikram Kerëat dhe kolumbianes Diana Ayalab. Pas nje lufte te forte sportive me 10 raunde, me pike ka triumfuar Kerëat duke marre titullin e “WWWBF Title”.

(Video) Pamje nga Turneu Ndërkombëtar i Boksit “Fists of Fire” 2, zhvilluar në Shkodër-30 mars 2024. Në vijim prononcimet e organizatorit të aktivitetit, Mondi Ndou, ish kampioni botës në boks Roy Jones, Alban Hasani përfasqësues i zyrës së sportity pranë Bashkisë Shkodër, si dhe dy boksierët profesionistë, Nelson Hysa dhe Arjon Kajoshi.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img