Thursday, May 2, 2024

(Video) Ç’far po ndodh me Vllazninë U-19? Dy humbje të thella në fazën Play Off, 5-0 me Partizanin në transfertë dhe 1-4 sot me Bylisin në “Reshit Rusi”. Analiza e trajnerit Vioresin Sinani pas ndeshjes

Lexo

Vllaznia U19-Bylis U19  1-4 (Shënues: Dodaj 22’/Hodo 13’, Akibu 16’, Gjoni 33’, 67’)

Vllaznia: Jukaj, Selmani, Cungu, Gerbeti, Zaganjori, Halili, Dodaj, Hajdari, Hagrepi, Muhaj, Brahimi(U aktivizuan: Çelepia, Kakiki, X. Kapllanaj, Sylia). Trajner: Vioresin Sinani

Vllazninë U-19 po kalon momente jo të mira. Nga një skuadër lidër e dy fazave të para, ku me kryesimin e saj për shumë javë kampionat la të kuptohej se titulli kampion është shumë pranë, faza Play Off po paraqet nëj Vllazni larg asaj që është parë në javët e mëparshme.

9 golat e pësuar në dy ndeshjet e para duke regjistruar dy humbje, fillimisht 5 me 0 në transfertë me Partizanin dhe 1 me 4 sot në shtëpi me Bylisin kanë shpërfytyruar këtë skuadër simpatike të Superligës së moshave.

Në ndeshjen e sotme të luajtur në stadiumin “Reshit Rusi” vetem një gol i shënuar nga Kevin Dodaj në minutën e 22-të nuk mjaftoi për kuqeblutë, sepse nga ana tjetër Bylisi tundi plot katër herë rrjetën e Jukajt me Hodon, Akibu dhe Gjonin dy herë duke fiksuar rezultatin 1 me 4 në favor të ballshiotëve.

Një humbje që analizohet nga trajneri kuqeblu Vioresin Sinani, në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes për mediat e pranishme.

(Video) Prononcimin e plotë të trajnerit Vioresin Sinani dhënë menjëherë pas ndeshjes, Vllaznia U-19-Bylis U-19, mund ta ndiqni në kanalizn tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img