Me një pjesëmarrje të gjërë, veteran të sportit, trajnerë, sportistë, si dhe drejtues të qeverisjes vendore, janë nderuar më të mirët e vitit 2023”, aktivitet ky i organizuar për të dytin vit me radhë nga gazeta Shkodra Sport nën drejtimin e gazetarit të mirënjihur, Gjergj Kola.
Të parët që kanë hapur serinë e të dekoruarve kanë qënë tre familjet sportive shkodrane: Basha, Gruda, Shkoza, si dhe veterani futbollit Rauf Çanga, i cili përkonte me 80-të vjetorin e lindjes së tij.
Për familjet në fjalë, organizatorët kishin rezervuar vlerësimin me çertifikatë “Mirënjohje”, të cilat janë dorëzuar nga presidenti i KF Vllaznia Alban Xhaferi, si dhe autoritet vendore, kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, Prefektja, Majlinda Angoni, Kryetarja e Keshillit te Qarkut Marina Duhani, kryetari i Keshillit Bashkiak Oltion Luli, si dhe fitura të tjera të nderuara të sportit shkodran.
Në vijim, nën moderimin e gazetares Alma Mehmetaj dhe gazetarit Kola, janë shpallur edhe dhjetë personazhet më të spikatura të vitit 2023, si dhe në vazhdim edhe talentet e vitit 2023.
Personazhet fitues, janë: Ekipet e Vllaznisë në Boks, Atletikë meshkuj, Judo Nelson Hysa boks, Franko Burraj atletikë, Megi Doçi dhe Bekim Balaj në futboll, Bernada Rreshpja basketboll, Nikolin Qafarena volejboll, Gresi Bajri tenis. Kësaj dhjetëshe i është bashkuar edhe futbollisti Esat Mala, fitues i çmimit të publikut.
Ndërkohë, “10 talentet më të mirë të vitit 2023”, janë: Kolindo Kiri (atletikë), Klaudia Borci (futboll), Kevin Dodaj (futboll), Hysen Karmenshtna (artet marciale- MMA), Paola Gjyshja (volejboll), Flavio Venomi (çiklizëm), Antonino Mullisi (peshëngritje), Medina Hykaj (basketboll), Viki Tafrruku (not), Demian Çuni (xhudo).
(Video) Ceremonia “Më të mirët e sportit shkodran 2023”, organizuar nga gazeta Shkodra Sport.(Pjesa e parë)