Wednesday, December 11, 2024

(Video) Megi Doçi, rikthehet në Shkodër. Golashënuesja e talentuar që tani luan për Gallatasarajn, ndjek plot emocion ish skuadrën e saj Vllaznia në sfidën me Partizanin

Lexo

Në tribunën e stadiumit “Loro Boriçi” për ndeshjen e Superiores së femrave, Vllaznia-Partizani, ishte një “mysafir” i veçantë. Tifozëria e pranishme në këtë ndeshje është befasuar kur kanë parë ish goleadoren e Vllaznisë teksa ndiqte plot emocion koleget e saj kuqeblu të luanin në tapetin e “Loro Boriçit”, ndërkohë që jo shumë larg, ajo ishte protagonist në këtë fushë me uniformën e Vllaznisë.

Pss përfundimit të ndeshjes, ajo i është përgjigjur pozitivisht medies për një interviste, gjatë së cilës ka folur plot emocion që rikthehet në Shkodër, këtu ku është rritur dhe formuar si futbolliste.

Njëkohësisht ka folur edhe për kombëtaren e Shqipërisë, ku në fundjavë do të jetë pjesë e Turneut Ndërkombëtar që do të zhvillohet në Maltë, ndërkohë që ndalet edhe ditët edhe turke, ku ajo po kalon një përvojë të re.

E pyetur për zëvendësuesen e saj në formacionin kuqeblu, Fortesa Berishën, futbollisten e ardhur nga Malisheva duke e zëvendësuar në postin ku ajo ka luajtur te Vllaznia, dhe që në këtë ndeshje shënoi dy gola, Megi nuk ka nguruar ta komplimentojë për lojën e saj duke I uruar suksese, asaj dhe Vllanzisë.

Ndonëse është e kënaqur me praninë e saj në radhët e Gallatasarajt, ku po kontribuon në fitimin e titullit kampion të kampionatit turk, Megi nuk e përjashton mundësinë e  një ribashkëpunimi tjetër në vazhdimësi me Vllazninë.

(Video) Prononcimin e plotë të ish futbollistes së Vllaznisë, Megi Doçi, që sot luan për Gallatasarajn e Turqisë, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar Veriu Sport.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img