Thursday, April 18, 2024

Kombëtarja U-17, seleksionim tre ditor me lojtarët që aktivizohen në kampionatin shqiptar

Lexo

Kombëtarja U-17 do të nisë pasditen e kësaj të hëne një seleksionim tre ditor rutinë me futbollistët që aktivizohen në klubet dhe akademitë shqiptare.

Ky do të jetë seleksionimi i dytë i ekipit Kombëtar U-17 për këtë vit teksa qëllimi kryesor është për të parë nga afër gjendjen e futbollistëve më të spikatur të grup-moshës U17.

Trajneri Ardi Behari ka publikuar edhe listën me emrat e 20 lojtarëve të përzgjedhur. Të gjithë lojtarët e grumbulluar janë të vitlindjes 2008-2009 dhe 19-të prej tyre vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar.

Lojtarët e thirrur aktivizohen me Partizanin, Tiranën, Skënderbeun, Akademinë Pepa, Akademinë e Futbollit, Tomorrin dhe Vllazninë, ndërsa mbrojtësi Edolind Topalli vjen nga klubi i Beslidhjes së Kosovës.

Nën drejtimin e trajnerit Ardi Behari, lojtarët e grumbulluar do të stërviten në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit“  dhe do të punohet në aspektin fizik e teknik, por edhe në aspektin taktik individual.

Synimi i seleksionimit rutinë vetëm me lojtarët që aktivizohen në klubet dhe akademitë shqiptare është që të rritet sa më shumë cilësia e lojtarëve vendas, në mënyrë që ato të bëhen baza e ekipeve Kombëtare të moshave.

Më poshtë, edhe lista me emrat e 20 lojtarëve të ftuar nga stafi teknik i Kombëtares U-17 për seleksionimin 3-ditor:

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img