Saturday, June 21, 2025

(Video) Menaxherja e KF Vllaznia, Elira Hoti Xhaferi, në edicionin e dytë të UEFA CFM që organizohet nga FSHF

Lexo

Federata e Futbollit, në bashkëpunim të ngushtë me UEFA Academy dhe Universitetin e Lozanës, organizoi me sukses programin “Certificate in Football Management” (UEFA CFM).

Ky program certifikimi, që fokusohet në menaxhimin e futbollit, ofrohet nga UEFA për përfaqësuesit e federatave anëtare dhe profesionistët e futbollit në nivele të ndryshme. Në këtë edicion morën pjesë kursantë nga Franca, Portugalia, Ukraina, Greqia, Kroacia, Bullgaria, Italia, Rumania, si dhe përfaqësues nga FSHF dhe klube të ndryshme shqiptare.

Për herë të dytë në histori, ky program u mirëprit dhe u organizua në Shqipëri nga Federata e Futbollit, ndërsa gjithçka u mbyll me ceremoninë zyrtare të diplomimit.

Pjesë e këtij programi ishte edhe menaxherja e KF Vllaznia, Elira Hoti Xhaferi, e cila në profesionin e saj ka si titull punet, Eksperte Kontabël. Si bashkëshortja e presidentit të KF Vllaznia, Alban Xhaferi, ajo është krahu i djathtë i aktivitetit të biznesit privat të familjes, ndërkohë që të njëjtën rol luan kryesor edhe në aktivitetin e KF Vllaznia.

Në fakt, nga sa konstatohet, e gjithë familja Xhaferi, përfshirë edhe fëmijët, të cilët nga ana e tyre janë pjesë e ekipeve të lojrave me dorë të Vllaznisë, është e lidhur me sportin, dhe konkretisht me futbollin, duke qënë non stop të pranishëm në stadiumin “Loro Boriçi”, por edhe në stadiumet e tjera ku luan Vllaznia, brenda dhe jashtë vendit.

Sa i përket aktivitetit në fjalë, Drejtoresha e Departamentit të Burimeve Njerëzore në FSHF, Edlira Jaupaj, në një prononcim për fshf.org, foli për rëndësinë e këtij programi, mënyrën se si u zhvillua ky edicion i UEFA CFM dhe vlerësimet e marra nga UEFA, duke krahasuar dy edicionet e zhvilluara në Shqipëri.

“Edicioni ka shkuar shumë mirë. Prisnim një pjesëmarrje shumë të lartë dhe faktikisht pjesëmarrja u realizua. Edicioni eci goxha mirë dhe pati rezultate shumë të larta.

Kapacitetet gjithmonë duhen promovuar dhe duhen rritur nëpërmjet trajnimeve të tilla. Jo vetëm këtu, por edhe në trajnimet e tjera që ne bëjmë brenda vendit. Suksesi i një organizata varet nga kapaciteti human dhe ky kapacitet rritet vetëm duke kaluar nëpërmjet trajnimeve të ndryshme, të cilat rifreskojnë dhe zhvillojnë kapacitetin që ata kanë nga pikëpamja profesionale.

Është një kurs shumë i mirë si për Federatën ashtu edhe për klubet. Kemi pjesëmarrës të klubeve të cilët kanë performuar shumë mirë dhe kanë shtuar bagazhin e tyre në fusha të ndryshme.

Standardet e UEFA-s janë shumë të larta. Ne realisht i kemi realizuar përpikmërisht ashtu siç ata i kërkonin. Ne kemi ecur goxha mirë edhe për pjesën e rezultateve, sepse eventet që ne bëjmë kanë standard tjetër, shumë më të lartë.

Ne jemi perfekt si në edicionin e parë, po ashtu edhe të dytin. Kemi thjesht një ndryshim, sepse ne menduam që në këtë edicion të bënim një kombinim mes natyrës dhe sallës së konferencave, që solli vëmendje dhe përqendrim më të lartë. Kemi një feedback shumë të mirë nga UEFA”, – tha Edlira Jaupaj, drejtoresha e Departamentit të Burimeve Njerëzore në FSHF.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Merkato-Serjan Repaj firmos për FK Vora. 5 orë nga deklarata e Vllaznisë për largimin e tij, mbrojtësi shkodran, firmos për Vorën duke mbetur sërishmi...

“𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐛𝐞̈𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐬𝐞 𝐤𝐚 𝐦𝐛𝐲𝐥𝐥𝐮𝐫 𝐛𝐚𝐬𝐡𝐤𝐞̈𝐩𝐮𝐧𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐦𝐞 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐧 𝐒𝐞𝐫𝐣𝐚𝐧 𝐑𝐞𝐩𝐚𝐣. 𝐄 𝐟𝐚𝐥𝐞𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐣𝐦𝐞̈ 𝐚𝐭𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐢𝐛𝐮𝐭𝐢𝐧 𝐞...
- Advertisement -spot_img