Kampionët kuqeblu të atletikës shqiptare, me në krye trajnerët Albert Marashi, Bruno Rrotani, Dorjan Tafa dhe Jetmir Jahaj, janë pritur në zyrën e tij nga kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci.
Krahas përgëzimit për rezultatet fantastike të arritura gjatë këtij viti me fitimin e pesë trofeve radhazi, kreu i bashkisë Shkodër, ka garantuar mbështetje për sportistët dhe trajnerët kuqeblu. Ndërkohë, ajo që kërkohet të realizohet prej vitesh, rikonstruksioni i palestrës së atletikës pranë stadiumit “Loro Boriçi”, është premtuar nga Beci se do të realizohet së shpejti.
“Me kampionët e atletikës,sportistët shkodranë që kanë fituar titullin kampion për të 17-in vit radhazi dhe janë shpallur fitues të Kupës së Shqipërisë.
I sigurova për mbështetje të pakursyer dhe shumë shpejt do të nisim rikonstruksionin e palestrës së atletikës pranë stadiumit “Loro Boriçi”.
Ky investim do të përmirësojë jo vetëm infrastrukturën, por edhe kushtet e stërvitjes për kampionët tanë.”, shkruhet në postimin e kryebashkiakutBenet Beci.
Nga ana e tyre, ekipi i atletëve shkodranë, përmes kryetrajnerit Albert Marashi, i ka dorëzuar kryebashkiakut Beci, një uniformë kuqeblu me logon, Atletikë Vllaznia.