KF Shkodra U9-KF Malësia U9, 10-3
KF Shkodra: Rei Hyka, Aron Radaj, Arvi Mustali, Rajdi Sukaj, Rei Papaj, Noa Dopalaj, Ardion Terthorja, Ensar Hasmegaj. Trajner: Rudi Piraniqi
KF Malësia(Tuz-Mai i Zi): Stanaj-Vulaj-Lucgjonaj-Sinishtaj-Lajcaj -Kalaj -Oroviq-Juncaj kjo eshte 2017 kurse gjenerata 2018 Gojcaj-Berishaj-Nikprelaj-Juncaj-Gjonaj-Dushaj-Gjelaj. Trajner: David Camaj
KF Shkodra dhe KF Malësia e Tuzit në territorin e Malit të Zi, janë përballur sot në një ndeshje miqësore të futbollit të moshave zhvilluar në fushën sportive të Shtojit. Dy Akademi model këto në të dy anët e kufirit, të cilat kanë një bashkëpunim të hershëm mes tyre në shkëmbimin e eksperienca pozitive. Për t’u theksuar është se prej të kampeve përkatëse, kanë dalë emra shumë të njohur të futbollit që kanë luajtur në eliten e futbollit të dy vendeve përkatëse.
Historia përsëritet! Para shumë viteve, ekipet e K.F.Shkodra- Malësia Tuz për kategorinë e moshës nëntë vjeçare, U-9, luanin miqësore dhe turne së bashku.
Këto djem u rriten dhe, jane kampionë. Si duket historia përsëritet edhe një herë tjetër me një grupmoshë tjetër 2017 -2018, e cila nga sa konstatohet, ka një grup të mirë.
Miqësorja e sotme ka pasur si qëllim testimin e skuadrës në ditët e fazës përgatitore, e cila, ka ditë që ka filluar për të qënë gati me nisjen e sezonit futbollistik të moshave.
K.F. Shkodra, ka tregu që din të ruaj grupin dhe të ketë durim për të menduar se këto djem do rriten. Theksojmë, se mosha ideale për të vënë baza të sigurta, është mosha e vogel, dhe me të gjitha gjasat, me marrjen në drejtim të presidences nga ana e Agim Canit, ky klub do jetë model.
Një gjë e tillë është reflektuar edhe në fushën e lojës, kur futbollistët shkodranë e dominuan takimin me rezultatin e thellë 10-3. Protagonistë të golave për ekipin KF Shkodra ishte Noa Dopalaj me 5 gola të shënuar, për të vijuar, Rajdi Suka dhe Rei Papaj nga 2, dhe Arvi Mustali 1.
Në bazë të marrëveshjes mes dy Akademive, KF Shkodra do t’i kthejë shumë shpejt viziten KF Malësia për të zhvilluar miqësoren e radhës, tashmë në fushën sportive të Shkojit.
(Video) Pamje nga ndeshja, KF Vllaznia U9-KF Malësia(Tuz-Mali i Zi) U-9(Miqësore)
Gaspër MARKU