Saturday, August 23, 2025

(Video) Miqësorja Ndërkombëtare, Vllaznia U21- Nacka FC, fitohet nga skuadra suedeze, 0-1

Lexo

Vllaznia U-21-Nacka FC  0-1(Shënues: Amad Adel 75’)

Stadiumi i dytë i Shkodrës, Reshit Rusi” priti sot një ndeshje ndërkombëtare, ku përballë Vllaznisë vendase të kategorisë U-21 ka qënë skuadra e kategorisë së katërt nga Suedia, Nacka FC. Një skuadër, kjo që, nga sa bëri të ditur shqiptari që jeton prej më se 30 vitesh në Suedi, Salih Shala, e ka kthyer në traditë të sajën zhvillimin e fazës përgatitore në Shqipëri. Ditë, të cilat klubi Nacka FC i shfrytëzon duke e testuar skuadrën në ndeshje miqësore, njëra prej të cilave ishte edhe kjo e sotmja me ekipin e Vllaznisë.

Gjithnjë, sipas shqiptarit nga Kosova, Salih Shala, i cili mban edhe pozicionin e drejtorit teknik të të kësaj skuadre, Nacka FC, është një ekip i themeluar nga vetë ai dhe familja e tij, e cila menaxhon përgjithësisht klubin në fjalë.

Madje, përmos stafit, i cili thuajse është tërësisht shqiptar, edhe në gjirin e skuadrës ka futbollistë shqiptar, mes të cilëve në ndeshjen e sotme ishte edhe shkodrani, Arbion Kurbasha, i cili me krosimin e saktë në anësore kishte meritë në golin e fitores që Amad Adel shënoi në të 75-tën minutë në favor të ekipit suedez.

Sa i përket kronikës së ndeshjes, pjesa e parë u mbyll në barazim, 0-0. Një pjesë kjo, ku trajneri shkodran i 21 vjeçarëve, Elvis Plori, aktivizoi kryesisht formacion e parë, ndërkohë që 45 minutëshin e dytë kishte hapësirë për një pjesë të mirë të lojtarëve të stolit.

Ndeshja në fjalë i ka shërbyer të dyja skuadrave për konsilidimin e lojës së tyre. Suedezëve për t’u rikthyer në kampionatin e tyre me një formë sa më të mirë sportive, si dhe nga ana tjetër, Vllaznisë i shërbeu për një testim final të skuadrës së saj në prag të ndeshjes së fundjavës, transfertën me Bylisin kryesues, padyshim ndeshja përcaktuese për fatin e titullit kampion, sepse ballafaqohen vendi i parë me të dytin.

(Video) Pamje nga ndeshja miqësore ndërkombëtare, Vllaznia U21-Nacka FC, 0-1

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Kategoria e Parë-Gjirokastritët nuk ruajnë avantazhin e Stërling, dibranët barazojnë me Xhikën duke e mbyllur në 1-1

Luftëtari-Korabi 1-1  Golat:Stërling 47/Xhika 52 Kartonë të verdhë:Ramadani 21/Goga 2,Marku 60,Mziu 70 Luftëtari:Moreno,Lala,Zaimi,Çulli,Ziaj(Tabaku 46),Isteri(S.Puci 90),Ramadani,Tuni(Mukoj 61),Stërling(Mërkuri 61),Zani,Diamanti(Cereni 61) Trajner:Besmir Shabani (Në stol:Mamadov,Solomon,Th.Puci,Çelkupa) Korabi:Mehidri,Goga(Zeqiraj...
- Advertisement -spot_img