Friday, April 19, 2024

(Video) Murlani fiton derbin shkodran. Mund në transfertë Adën e Velipojës me gol të Brilant Hasaj në 76’

Lexo

Ada-Murlani  0-1(Shënues: Brilant Hasaj 76’)

E shtunë, 18 mars 2023, ora 13:00, Fusha Sportive “Adriatik”-Velipojë

Ada: Rexhepi, Hurmi, Lera, Laçeja, Qeleshi, Curri, Vogli, Barros, Meta, Dani, A. Frroku.(U aktivizuan: Usamah, Trashani, Teixeira). Trajner Florian Frroku.

Murlani: Çaku, Ramja, Temja, Çomo, Qerpiku, Trianoski, Lekaj, Djepaxhia, Kaçubela, Noronha, B. Hasaj.(U aktivizuan: Cubi, Lani).Trajner Vahedin Pepaj.

Arbitra: E. Gryka, O. Loci, E. Hushi. I katërt: X. Bacaj. Vëzhgues: J. Bespalla. Delegat: F. Mata

Ada e Velipojës dhe Murlani i Barbullushit, pjesë e Bashkisë Vau Dejës, janë përballur sot në kuadrin e javës së 16-të të Kampionatit Konbëtar të futbollit për kategorinë e dytë, grupi A.

Ka qënë kjo, një nga ndeshjet më të rëndësishme sa i përket luftës sportive që ka përfshirë grupin e skuadrave që rivalizojnë për qëndrimin në kategori. Për velipojakët, të cilët janë të fundit e tabelës së klasifikimit, kërkoheshim pikët e plota, ndërkohë që për miqtë e Murlanit të drejtuar nga trajneri Vahedin Pepaj, edhe një barazim i mundshëm u bënte punë.

Ishte kjo arsyeja, që dy presidentët respektive, Alfred Pjetri i Adës dhe Bledar Rraboshta i Murlanit ishin prezent në pankinat përkatëse duke karikuar skuadrat e tyre drejt një rezultati pozitiv.

Ndeshja

Minutat e para të sfidës, Ada-Murlani kanë qënë të shpejta, ku të dyja skuadrat shpalosin veprimet e tyre sulmuese. Në momentin më të mirë të tyre, velipojakët humbin kapitenin e skuadrës, Ardi Frroku, i cili si rezultat i një përplasje me futbollistin mik, Senad Lekaj, dëmtohet rëndë duke qënë i detyruar të largohet nga fusha e lojës.

Largimi i sulmuesit kryesor të skuadrës, prej të cilit tifozëria velipojake priste golin në këtë ndeshje, jep ndikimin e vet negativ në radhët e skuadrës vendase. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin e barabartë, 0 me 0, ku duhet theksuar se Murlani pati disa raste të favorshme për shënim, por që u shpërdoruan nga sulmuesit e tyre.

45 minutat e dyta përcjellin një luftë të fortë sportive nga të dyja skuadrat, të cilat e kërkojnë me ngulm shënimin e golit të avantazhit. Murlani me element cilësor, ku spikasin portjeri Çaku, qëndërmrojtësi Çomo, për të vijuar me treshen e rrezikshme, Lekaj, Djepaxhia, Kaçubela, etj, duket pak më superiore përballë një Ade, tërësisht me element të ri, ku përjashtim bën vetem portjeri Rexhepi, që me përvojën e tij e mban në lojë Aden pa pësuar gol.

Rexhepit i vjen në ndihmë edhe shtylla horizontale, e cila kthen në lojë gjuajtjen spektakël të Kaçubelës. Por nga ana tjetër, velipojakët janë shumë pranë golit të avantazhit, me të riun Klaidi Qeleshi, i cili, pas një krosi nga e djathta, shfaqet pranë vijës fatale, por që nuk arrin ta shtyjë topin në rrjetë.

Dhe, siç thuhet rëndom në gjuhën e futbollit, kur nuk shënon, e pëson, dhe kjo ndodhë për Adën, kur në kundrasulmin e radhës, është një ri tjetër i talentuar si Brilant Hasaj që shënon duke gjunjëzuar më së fundmi portjerin Rexhepi.

0 me 1 për Murlanin, avantazh, që megjithë këmbënguljen dhe presionin e Adës për të barazuar rezultatin, e ruan deri në fund të takimit.

Kësisoj, Murlani largohet nga Velipoja me tre pikë jashtëzakonisht të rëndësishme duke marrë qetësinë e duhur sa i përket rrezikut të përfshirjes për rënien nga kategoria, madje në javët në vazhdim mund të kërkojë të ngjitet më lart në renditje.

Ndërkohë, humbja për Adën do të thotë një zhytje akoma më tepër në fundin e tabeles së klasifikimit, ku tashmë shpresat e mbijeteses në kategori pakësohen edhe më shumë.

(Video) Ada humbet në shtëpi me Murlanin, 0-1. Kategoria e dytë, grupi A, pamje nga ndeshja

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img