Monday, November 11, 2024

(Intervista) Trajnerët Shensoi dhe Shehi flasin pas ndeshjes Bylis 1-1 Tirana

Lexo

Bylisi dhe Tirana kanë ndarë pikët në barazimin 1-1 në “Adush Muçaj”. Pas këtij barazimi për “Oversport”, foli Naxhi Shensoi:

9 ndeshje dhe 11 pikë në krye të Bylisit? Po është një fatkeqësi që kemi marrë kaq pak pikë, pasi meritonim më shumë. Si ndaj Tiranës sot ashtu edhe në disa ndeshje të tjera kemi luajtur mirë, por fati nuk ka dashur që ne të marrim 3 pikët në fund të sfidave. Ne do të ishim të kënaqur të merrnin 3 pikët, por fati ishte me kundërshtarin. Përballë kishim një ekip që lufton për titullin dhe ne që luftojmë për mbijetesë. Tirana pati vetëm një goditje në portë dhe ne patrëm 3-4 raste për gola. Ishte faull ndaj Eskuerqinjës në pjesën e parë dhe rrjedhimisht jam i bindur se 100% ishte në favorin tonë, por VAR-i nuk na e dha.

A morën lojtarët përgjegjësi në këtë ndeshje? Po lojtarët pas thirrjes time morën përgjegjësitë e tyre dhe ne u ndalëm në  një sfidë që luajtëm mirë dhe të gjitha golat që kemi marr i kemi marr nga goditjet standarte, vetëm Tirana sot na shënoi nga loja që zhvilloi. Bylisi humbi 2 pikë të vlefshme, por do të vazhdojmë deri në fund, pasi kemi dhe 10 ndeshje dhe do të bëjmë maksimumin për të mbijetuar. Jam i bindur se pas lojës së bukur që po bëjmë do të vijnë dhe rezultatet.

Markimi i lojtarëve? Të gjithë bëjnë gabimet, por kjo ndikon në vetbesimin e lojtarëve. Zguro është një lojtar me vetbesim të lartë, por kjo nuk ishte ajo që ndikoi te ndeshja. Lojtarët e humbën pak koncentrimin”, u shpreh ai.

Tirana nuk mund të merrte më shumë se 1 pikë ndaj Bylisit. Në përfundim të 90 minutave, të dy skuadrat dukeshin të dëshpëruara nga ky rezultat. Tekniku i bardhebluve, Orges Shehi u shpreh:

“Ne do ta shohim me dy tablo. Në pjesën e parë meritonim të merrnim ndonjë gol për mënyrën se si u vendosëm. Pjesa e dytë ishte plotësisht në drejtimin tonë. Na krijonte shumë vështirësi nxjerrja e topit. Morëm një gol nga goditjet standarte. Ushtruam presion nga gjitha mënyrat. Arritëm të shënonim, kishim edhe një rast tjetër. Mendoj që nuk korrespondojnë të dy pjesët me njëra tjetrën.

Goli në momentin më të mirë? Në pjesë të parë mund të ndëshkoheshim. Në pjesë të dytë më vjen keq sepse ishte një goditje standarte. U ndëshkuam dhe ishte gjithçka e vështirë. Skuadra reagon, është gjithmonë prezente aty. Çunat meritojnë komplimente se si reagojnë pas golit. Gjithë pjesa e dytë është ajo që ne duhet të kuptojmë.

Nuk ka arsye të mërzitem, për të qarë këtë që ndodhi. Edhe 10 javë duhet të përmirësohemi. S’duhet të pësojmë gola të lehtë. Patrick s’është më pjesë e skuadrës, ka dëmtim. Shpresojmë që dhe Kristali të vijë në formë të mirë. Ne duhet të luajmë nga poshtë. Nëse s’e bëjmë, do të kemi vështirësi.

Florent Hasani? Është lojtari ynë kryesor. Kishim Xhixhën, por ai u largua. Kristali u dëmtua, por më pas improvizuam me Haxhiun. Florenti po bën mirë. Shpresojmë që të kthehet në formën më të mirë Abazaj. Të shënojë gjithë pjesa përpara e ekipit”, tha ai.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img