(Video) Një trajner anglez për Veleçikun. Drejtori sportiv Nuri Rexha flet për riorganizimin e koplikasve në sezonin e ri, objektivin për kategorinë e parë dhe ndërtimin e stadiumit të ri

Mbyllja e sezonit të kaluar futbollistik nuk ishte ajo e duhura për Veleçikun, i cili megjithë përpjekjet maksimale nuk arriti të ngjitej në kategorinë e parë. Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, drejtori sportiv i koplilasve Nuri Rexha, teksa bën një analizë të sezonit të kaluar flet edhe për postin e trajnerit të Veleçikut, i cili pas largimit të Dritan Smajli, i cili aktualisht është prezantuar në krye të lezhjanëve të Beslidhjes, pritet zëvëndësuesi i tij.

Sipas drejtorit Nuri Rexha, ish kapiteni i kombëtares Rudi Vata, i cili tashmë është edhe menaxher futbolli, i ka premtuar koplikasve që të sjellë një trajner të huaj, anglez për të drejtuar Veleçikun.

Ndërkohë, përpos trajnerit anglez të premtuar nga Rudi Vata, kandidatë për postin e trajnerit të Veleçikur janë edhe Haris Lika, i cili e drejtoi Veleçikun dy sezone më parë, por edhe Besnik Duli, një trajner që e ka drejtuar Veleçikun më gjatë se askush tjetër pak vite më parë.

Sa i përket dyshes së përfolur, mes Haris Likës dhe Besnik Likës, drejtori Rexha shpreh kënaqësinë që Haris Lika i ka dyert e hapra të rikthehet në drtejtimin e skuadrës.

I pyetur për kontigjentin e skuadrës, drejtori Rexha thotë se nuk ka largime nga sezoni i kaluar, duke konfirmuar kapitenin e skuadrës Çoku, Hajdari, Bardulla, etj, ndërkohë që do të vijohet në promovimin e lojtarëve të rinjë, të cilëve iu dha besimi i duhur edhe sezonin e kaluar.

Krahas të tjerave, për ta bërë Veleçikun edhe më të kompletuar, drejtori sportiv Nuri Rexha thekson se Koplikut dhe Malësisë së Madhe në përgjithësi i duhet një stadium i ri, për të cilin beson se kryetari Tonin Marinaj do të arrijë ta bëjë realitet ndërtimin gjatë këtij mandati.

Sipas Nuri Rexhës, i cili ka vitin e gjashtë që mban postin e drejtorit sportiv, objektivi i Veleçikut do të vijohet patjetër kualifikimi në kategorinë e parë, madje nëse bëhet realitet ndërtimi i stadiumit, do të synohet edhe për kategori më të larta.

(Video) Intervisten e plotë me Drejtorin Sportiv të KF Veleçiku mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport, në YOUTUBE.

Gaspër MARKU

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu