Saturday, July 27, 2024

(Video) Panthers Shkodra-Vila-L MFC, barazim 1-1. Kampionati Kombëtar i futbollit 9×9

Lexo

Panthers Shkodra-Vila-L MFC, barazim 1-1

(Shënues: Asar Bashi)

Formacioni i Panthers Shkodra: Fatjon Nutaj, Xhorxho Lukaj, Asar Bashi, ErgiAxhani, Ergi Borshi, Orest Jukaj, Endi Lacaj, Irlind Zaja, Klevis Bebeziqi, Enes Papaj, Aleksandër Kometa, Elton Tula, Reisen Dumaj, Ormir Kacerja, Redi Osmanaga, Engin Çiellza. Trajner: Fatmir Axhani

Kampionati Kombëtar i futbollit 9×9 “Sunday League” FSHF, luajti këtë mesjavë ndeshjet e javës së pestë. Ekipi shkodran, Panthers Shkodra i drejtuar nga trajneri Fatmir Axhani, ishte mysafir këtë javë në kryeqytet ku u ndesh me ekipin vendas, Vila L MFC.

Në barazim, 1 me 1 është mbyllur kjo ndeshje, ku golin për skuadrën shkodrane, Panthers Shkodra e ka shënuar Asar Bashi. Referuar kronikës së lojës, Panthers Shkodra e ka dominuar tërësisht ndeshjen, ku përpos golit të shënuar nga Bashi ka pasur edhe shumë raste të tjera shënimi, por herë shtyllat, por edhe portjeri kundërshtar janë bërë pengesë në shënimin e golit të fitores.

Sidoqoftë, me pikën e marrë, Panthers Shkodra vijon të jetë në mes skuadrave më të mira të kampionatit duke pasur në objektiv të kualifikohet në fazën finale të fazës finale, Play Off, ndërkohë që synon të përsërisë suksesin e vitit të kaluar kur arriti të fitojë trofeun e Kupës së Shqipërisë.

(Video) Pamje nga ndeshja, Panthers Shkodra Vila L MFC, 1-1. Java e pestë Kampionatit Kombëtar të futbollit 9×9 “Sunday League” FSHF

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img