(Video) Pasioni për gjykimin. Arbitri i futbollit, Erdis Dibra, mes Shkodrës dhe Italisë

Erdis Dibra është ndër të rinjtë e pasionuar pas fushës së gjykimit. Si pjesë e Kolegjumit të Arbitrave të Shkodrës, ai spikati që në fillimet e karrieres, për nivelin e tij të vendimmarrjeve në fushën e lojës, ndërkohë që për arsye të studimeve u detyrua të zhvendosej në Itali, ku edhe atje vijon pasionin e tij për arbitrimin.

Gjatë karrieres së tij si arbitër në Shqipëri, Erdisi kujton me nostalgji bashkëpunimin me kolegët e tij, si dhe besimin që iu dha për të gjykuar edhe ndeshje shumë të rëndësishme, lokale dhe kombëtare.

Pasionin për tu aktivizuar në fushën e arbitrimit, Erdisi e mori nga familja e tij, e tëra sportive, dhe më së shumtmi nga babai, Edmond Dibra, komentatori i mirënjohur i Radio Tiranës për ndeshjet e futbollit.

Ndërsa flet edhe për Vllazninë, ku si tifoz e ndjek me shumë passion skuadrën e zemrës së qytetit të tij, si profesionist i fushës së gjykimit, Erdisi mendon se  arbitrimi në Shqipëri ka një rritje të dukshme cilësore.

Gaspër MARKU

(Video) Intervista me shkodranin Erdis Dibra, arbitrin mes Shqipërisë dhe Italisë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu