Duket se kushtet komode të krijuara nga Bashkia Shkodër dhe Federata Shqiptare e Pingpongut me vënien në dispozicion të sallës së re të pingpongut, kanë dhënë efektin e duhur, jo vetëm në masivitetin e frekuentimit të një numri të madh të brezit të ri, por edhe në arritjen e rezultateve pozitive.
Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, trajneri i Vllaznisë Sokol Tirana, shprehet i kënaqur ecurinë e ekipeve të pingpongut Vllaznia për këtë sezon sportiv.
Ndërsa falenderon edhe kontributin e dhënë nga pingpongisti dhe trajneri shkodran, Tonin Binoshi, sot në cilësonë e sekretarit të Federatës Shqiptare të Pingpongut, trajneri Tirana, bën të ditur pjesëmarrjet dhe rezultatet pozitive të arritura nga ekipi i të rriturve dhe sidomos ekipet e moshave, mes të cilëve spikasin dy pingpongistet e talentuara, Anamaria Dabërdaku dhe Anabel Çoba.
E veçanta e Sokol Tiranës, një pingpongist kampion ky i brezit të kaluar, është se aktualisht, ai është edhe trajner i Vllaznisë, por edhe konkurues dinjitoz në fushën e lojës si sportist duke marrë vlerësime shumë pozitive.
Me këtë brez të talentuar, sidomos për femra,Vllaznia dha sinjale shumë pozitive për vazhdimësinë duke pretenduar titullin kampion si ekip.
Prononcimin e plotë në video të trajnerit të pingpongut Vllaznia, Sokol Tirana, mund ta ndiqni në kAnalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YUOTUBE.
(Video) Prononcimi i trajnerit të Vllaznisë në pingpong, Sokol Tirana, për sukseset e arritura gjatë vitit 2023
Gaspër MARKU