Thursday, May 16, 2024

(Video) Presidenti i KB Shushanj-Tivar-Mali i Zi, Vano Radoviç, flet pas miqësores me Vllazninë në Shkodër: Bashkëpunimi me basketbollin shkodran do të vazhdojë!

Lexo

Në miqësoren e zhvilluar në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës mes Vllaznisë dhe skuadrës malazeze KB Shushanj të Tivarit në basketboll meshkuj ishte i pranishëm edhe presidenti i klubit Shushanj të Tivarit, Vano Radoviç.

I shoqëruar nga ish basketbollisti dhe antari i kryesisë së Federatës Shqiptare të Basketbollit, Ilir Taflaj, njëherazi edhe president i Klubit të Basketbollit të Ulqinit, Radoviç nuk ka nguruar të vlerësojë bashkëpunimin mes dy klubve përkatëse.

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, njëshi i klubit malazez të Tivarit, Radoviç ndër të tjera, ai falenderon KB Vllaznia për mikpritjen dhe korrektesën e treguar në fushën e lojës.

Për presidentin e klubit të Tivarit, Radoviç, dhe pse skuadra e tij fitoi me një pikë diferencë, 76-77, rezultati është në plan të dytë, sepse më e rëndësishme është se kjo miqësore i shërben të dyja skuadrave për kolaudimin e formacionit në prag të nisjes së kampionatit.

(Video) Prononcimi i plotë i presidentit të KB Shushanj të Tivarit në Mal të Zi, Vano Radoviç.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img