Saturday, July 27, 2024

Abissnet Superiore-Java e tetë luhet në tre ditë, e premte, e shtunë dhe e dielë

Lexo

Java e 8-te e “Abisnet Superiore” do te luhet serish ne 3 dite. Te premten dhe te shtunen do te luhet nga nje takim, ndersa te dielen plot 3.

Egnatia-Dinamo do te ngrej siparin e kesaj jave,me sfiden qe do te luhet te premten duke nisur qe nga ora 14:00. Rrogozhinasit pavaresisht humbjes me Skenderbun ne kete perballje vijne serish si kryesues te kampionatit. Nderkohe “Blute” do te tentojne te surprizojne rrogozhinasit ne “Demrozi Stadium”.

Nderkohe e shtuna eshte e gjitha e rezervuar vetem per Klasiken e Shqiperise. Vllaznia dhe Tirana do te vihen perballe njera-tjetres ne oren 14:00. Kete here ndeshja e dyte me e rendesishme dhe e luftuar e kampionatit shqiptar nuk do te luhet as ne “Loro Boriçi” as ne Tirane,por ne “Kukes Arena”. Kjo per shkak se shkodranet jan prites dhe ne stadiumin e tyre po behet mbjellja e barit.

3 ndeshjet e mbetura do te luhen diten e diele. Fillimisht Laçi pret Skenderbeun ne Kurbin me sfiden qe do te startoje ne oren 14:00. Nje duel i forte mes tyre,pasi te dyja ekipet aktualisht i ndajne vetem 2 pike ne tabelen e klasifikimit. Korçaret renditen ne vendin e 2-te me 12 pike,ndersa kurbinasit jan ne vendin e 3-te me 10 pike.

Ne oren 18:00 do te luhen dy sfida paralelisht. Ne “Arena e Demave” do te perplasin “briret” Partizani dhe Kukesi. Demat nuk kan rruge tjeter veçse fitores,pasi ne te kundert do te rrezikojne te hyjne ne “vorbullen” e zones se ftohte. Ndersa nga krahu tjeter verilindoret duken se kan rilindur me Stavri Nicen. Ne 3 sfidat e fundit kan mar 7 pike dhe fitorja me permbysje ndaj Erzenit i ka motivuar per nje tjeter 3 pikesh ne kryeqytet.

Ne te njejten ore ne Durres do te luhet derbi mes Teutes dhe Erzenit. Edi Martini ka rikthyer entuziazmin e munguar te djemte e detit dhe ne derbi synojne vetem fitoren,ndersa shijakasit pas dy humbjeve radhasi deshirojne te rinisin gjithçka pikerisht ne derbi dhe nje 3 pikesh ndaj rivaleve do te sheronte çdo plage.

Fatos LAMAJ

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img