Ekipi i Vllaznisë në futboll femra luan të dielen në stadiumin e Petrovacit të Malit të Zi ndeshjen e parë të Ligës së Kampioneve të Europës në futboll femra. Në pritjes të kësaj sfide shumë të rëndësishme, skuadra kuqeblu është nisur paraditen e sotme dejt Podgoricës kudo të akomodohet në një nga hotelet cilësore të kryeqytetit malazez. Përpara nisjes, KFF Vllaznia ka bërë edhe prezantimin e 8 futbollisteve cilësore, 5 nga Amerika, 2 nga Kosova dhe 1 nga Mali i Zi.
Në prononcimin e dhënë për mediat, presidenti Lazër Matija pasi ka vlerësuar prurjet e reja, është shprehur optimist për kualifikimikn në grupin e dhjetë eleminator të “UEFA Ëomen Champions League”.
Si pjesë e grupit të dhjetë eleminator të Ligës së Kampioneve të Europës, shorti e ka vënë Vllazninë të luajë me fituesen e çiftit FK Breznica(Mali i Zi) dhe Spartak Myjava(Sllovaki). I pyetur se cilën skuadër dëshiron të luajë të dielen, Matija nuk paraqet ndonjë preference.
Ndërkohë, duke qënë se ndeshja e së dieles luhet në Petrovac, jo shumë larg kufirit shqiptaro-malazez, presidenti Matija fton tifozët shkodranë ta ndjekin prej së afërmi këtë sfidë. Madje, për një pjesë të mirë të tyre ka planifikuar të vendosë edhe autobusë falas për të udhëtuar drejt Petrovacit.
(Video) Prononcimi i Presidentit të Vllaznisë Futboll Femra, Lazër Matija në pragndeshjen e “UEFA Women Champions League”.