Saturday, July 27, 2024

(Video) Qatip Osmani, kërkon fitoren e radhës ndaj shijakasve. Erzeni-Vllaznia, nesër, ora 13:30, në stadiumin “Demrozi” të Rrogozhinës

Lexo

Kuqeblutë e Vllaznisë kërkojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive të regjistruara gjatë javëve të fundit të kategorisë Abissnet Superiore. Në konferencën e shtypit dhënë paraditen e së premtes në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”, trajneri i kuqebu Qatip Osmani, theksoi se Vllaznia udhëton për tre pikë edhe në transfertën e së shtunës me Erzenin.

Takimi i vlefshëm për Javën e 20-të që do të luhet të shtunën në stadiumin e Rrogozhinës “Demrozi” duke filluar nga ora 13:30.të konsiderohet shumë i rëndësishëm për Vllazninë, pasi sipas teknikut Osmani, përballë kanë një kun dërshtar që luan mirë futboll, ndërkohë që ka marrë edhe përforcime gjatë merkatos dimërore.

Për Osmanin, një rol të rëndësishëm në këtë pragndeshje luan edhe atmosfera shumë pozitive që ka përfshirë skuadrën pas fitoreve të fundit të realizuara, të cilat e kanë përfshirë skuadrën në katër më të mirat e kampionatit.

Në këtë ndeshje mungon Krymi i skualifikuar me katër kartonë të verdhë, ndërkohë që pozitive është rikthimi i Ersin Hakaj, për të cilin drejtuesit e klubit kanë shlyer gjobën për mëngjërashin e prapavijës duke mundësuar aktivizimin e tij.

Lajm i mirë është edhe pista e merkatos kuqeblu për ish kampionin e botës, Shkodran Mustafi, gjë të cilën e rikonfirmon trajneri Osmani duke theksuar se janë në pritje të një finalizimi marrëveshje mes dy palëve.

(Video) Prononcimi i trajnerit të Vllaznisë, Qatip Osmani në pragndeshjen, Erzeni-Vllaznia. Superiore, java e 20-të.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img