Tuesday, May 21, 2024

(Video) Risi në futbollin shqiptar, veteranët kanë kombëtaren e tyre. Flasin, futbollistët Fakaj dhe Hyka

Lexo

Më herët, veteranët e futbollit shqiptar, kanë pasur aktivitete spontane, por tani e parpa, ato do të kenë edhe kombëtaren e tyre. Vendimi është marrë nga institucioni i futbollit shqiptar, FSHF, bazuar në një projekt i cili synon të ndërtojë një ekip, i cili do të futet ne skemat zyrtare të evenimenteve ndërkombëtare në të ardhmen.

Nga sa bëhet e ditur, trajnerin e këtij ekipi është emëruar një emër të njohur të futbollit shqiptar, si Sulejman Mema, i cili ka bërë të mundur grumbullullimin zyrtar për herë të parë të kësaj skuadre.

Siç bën të ditur FSHF, një nga kushtet kryesore të aktivizimit me fanellën e kombëtares së veteranëve është forma e mirë fizike që duhet të kenë lojtarët, ndërsa rrugëtimi i skuadrës do të nisë me disa ndeshje miqësore për të cilat FSHF po punon, ndërkohë që  synohet të garantohet një skuadër e gatshme gjatë gjithë kohës për të marrë pjesë edhe në turne ndërkombëtarë.

Kombëtarja e veteranëve të Shqipërisë zhvilloi një seancë stërvitore në fushat e Shtëpisë së Futbollit, ku ndisa nga emrat e parë që u sterviten në seancën e parë, janë emra të njohur si Ervin Fakaj, Nevil Dede, Ardjan Poci, Andi Lila, Luan Pinari, Jahmir Hyka, Endri Vrapi dhe Erjon Xhafa, teksa do të kompletohet edhe me emra të tjerë të cilët nuk patën mundësi të ishin të pranishëm në këtë seancë të parë për shkak të impenjimeve personale.

“Kemi planifikuar të grumbullojmë lojtarë nga një grup-moshë e caktuar, që të bëjë paraqitje sa më të mira. Jemi ne tratativa të luajmë me Gjermaninë. Lojtarët do të mblidhen të paktën një herë në javë për t’u stërvitur në Shtëpinë e Futbollit”, tha trajneri Sulejman Mema.

Ndërkohë, për Ervin Fakajn, organizimi i kombëtares së veteranëve është diçka shumë pozitive, jo vetëm për faktin se do të grumbullohen dhe do të stërviten, por që do të kenë fatin për të përfaqësuar përsëri edhe në këtë moshë ekipin Kombëtar”. Një mendim të tillë pozitiv për formimin e kësaj kombëtareve, kishte edhe Jahmir Hyka, i cili ndër të tjera, tha: “Jam i bindur se do të jetë diçka e bukur që Shqipëria të ketë gjithmonë një kombëtare veteranësh, duke vlerësuar e kujtuar me këtë iniciativë edhe futbollistët që kanë dhënë kontribut për kombëtaren në të kaluarën”.

(Sinkron) Pamje nga seanca stërvitore e kombëtares së veteranëve, si dhe prononcimet e dy futbollistët, Fakaj dhe Hyka)

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img