Tuesday, May 7, 2024

(Video) Rocco Vata, nuk din të ndalet. Shënon një tjetër supergol që i jep fitoren Sëlltikut të tij

Lexo

Golat e talentit shqiptaro-skocezo-irlandezit, Rocco Rudi Vata, vazhdojnë të pasojnë njëri tjetrin në kampionatin e kategorisë së të rinjëve të Skocisë. Rocco, djali i shkodranit Rudi Vata tashmë është shdërruar në një emër shumë të spikatur tek Sëlltiku, pikërisht aty ku i ati i tij vite më parë ishte një titullar i padiskutueshëm, madje duke fituar edhe trofe me këtë ekip.

Historia përsëritet, dhe me çfar po shikohet, parametrat e tij që në këtë të re 16 vjeçare duket se janë shumë më të mira se sa i ati. Një ditë më parë, Rocco, mori vemendjen e tifoërisë së pranishme për shënimin e një goli spektakël për nga mënyra e interpretrimit. Gol, me të cilin u muarën shumë mediat skoceze, qoftë ato të shkruara, por sidomos vizive. Shpërthimi i tij në krah dhe goditja “bombë” tipike e tij, nga një pozicion i prirët me portën kundërshtare. Gjithçka thuhet rreth këtij goli është e tepërt, pasi video që shoqëron shkrim i thotë të gjitha.

Përpos të tjerave, goli i shënuar nga Rocco Vata, mrrë vlera të tjera edhe më të mëdha kur ai është përcaktues për t’i dhënë tre pikëshin skuadrës së tij Sëlltik duke fituar në transfertë ndaj East Stirlingshire dhe për të shkuar në kuotën e 42 pikëve, si dhe vendin e tretë në renditje.

Ecuria fantastike e Rocco Vatës në futbollin skozez nuk ka mbetur jashtë vemendjes edhe nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili duke qënë një tifoz tipit skocez, por dhe një mik I afërt me të atij e tij, ish kappitenin e kombëtares kuqezi, Rudi Vata, nuk ka nguruar që ta urojë dhe përgëzojë publikisht Roccon për atë çfar ai bëri në ndeshjen e fundit.

“Duke ju uruar një fundjavë të qetë dhe të lumtur, ju përshëndes të gjithë miqtë e mi të dashur me këtë gol të mrekullueshëm të më të riut Rocco Vata. Krenar për sukesin e tij që forcon lidhjet mes shqiptarëve”, shkruan presidenti Ilir Meta, në urimin që përcjellë për Roccon.

Sa i përket një diskutimi që vazhdon të jetë aktual rreth të ardhmes së Roocos, se për kë do të vendosë ai, është akoma herët. Shqiptar nga i ati, Rudi Vata, irlandez nga e ëma dhe skocez, pasi ka lindur dhe po rritet në Skoci ku Rudi me familjen e tij është sistemuar prej shumë vitesh, i kanë dhënë atij komoditetin të përzgjedhë aty ku zemra do t’i rrahë me shumë. Por, jo vetem kaq, sepse një gjë e tillë ka të bëjë shumë edhe me qëndrimin dhe iteresimin që federatat përkatëse të shteteve përkatëse mbajnë ndaj djaloshit në fjalë. Që, për momentin, referuar FSHF-së, burimet pranë familjes Vata bëjnë me dije se gjatë kësaj periudhë kanë qënë zero. Në këtë rast ka përfituar Irlanda, e cila është treguar më e shpejtë në veprime duke e bërë pjesë të kombëtares irlandeze të moshave U-16 ku po spikat me shënimin e golave të shumtë.

Gaspër Marku

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img