Wednesday, April 24, 2024

(Video) “Rokit”, kompania e njohur amerikane, sponsor zyrtar i KFF Vllaznia. Ceremonia zyrtare prezantuese në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”

Lexo

Që nga dita e sotme, Klubi i Futbollit Femra Vllaznia, ka sponsorin gjeneral. Ajo është Kompania e njohur  Amerikane “Rokit”, një nga më të njohurat në botë, ku gjatë periudhës së fundit ka shtrirë aktivitetin edhe në Shqipëri.

Dëshira dhe kërkesat për t’u bërë sa më të njohur në Shqipëri, nxitën drejtuesit e kësaj kompanie që përmes stafit menaxhues të nisnin bashkëpunimin me sektorin e sportit.

Dhe, destinacioni nuk ishte i gabuar, direkt tek Klubi i Futbolllit Femra Vllaznia, nëntë herë kampiona e Shqipërisë, por më së shumtmi, skuadra që ka shkruar historinë, si e para dhe e vetmja në Shqipëri, duke u kualifikuar në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve të Europës, mes 16-të më të mira të kontinentit.

Nga sa bëhet e ditur, ndër të tjera, një shkodran shumë i njohur në fushën e medias, Ermal Dizdari, djali i aktorit të mirënjohur Agron Dizdari, si dhe nipi i të madhit Mjeshtër të atletikës shqiptare, Fehti Dizdari, që bashku me kolegun e tij Endri Puka, edhe ky pjesë e kahershme e sektorit të medias, të cilët duke qënë pjesë kryesore e Kompanisë Rokit Albania, vendosën të nisin bashkëpunimin me klubin shkodran.

Gjithçka është zyrtarizuar pasditen e së premtes përmes një ceremonie zyrtare organizuar në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi”, ku ka selinë KFF Vllaznia. E moniteruar nga Matilda Matija, vajza e Presidentit Lazër Matija, në cilësinë e menaxheres së përgjithshme të klubit kuqeblu, e cila më herët ka qënë futbolliste e kësaj skuadre, ceremonisë në fjalë i ka paraprirë një dokumentar special i përgatitur me arritjet dhe sukseset e klubit të femrave Vllaznia.

Më pas kanë ardhur përshëndetjet e Presidentit të KFF Vllaznia, Lazër Matija, përfaqësuesit ligjor të Kompanisë Amerikane-“Rokit Albania”, Endri Puka, Prefektes së Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, Kryetarit të Bashkisë Shkodër, Bardh Spahia, si dhe Presidentit të KF Vllaznia Alban Xhaferi, në fjalën e të cilëve është përcjellë vlerësimi dhe konsiderata për fillimin e këtij bashkëpunimi mes palëve, që me sa duket do të jetë i gjatë në kohë. Me një Vllazni që premton se do të vijojë në rrugën e rezultateve pozitive, kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe nga ana tjetër, Kompaninë Amerikane-Rokit Albania që garanton mbështetjen e saj financiare e më gjërë.

Dhe, starti i këtij bashkëpunimi është vetëm pas pak ditësh, pikërisht të mërkurën e ardhshme të 23 nëntorit, kur futbollistet shkodrane do të luajë në transfertë me skuadrën kampione të Parisit, PSG, duke pasur të stampuara në uniformën e tyre, logon e sponsorit të tyre-Rokit, me shpresen dhe urimin që të jenë fatsjellëse për një rezultat pozitiv.

(Video) Ceremonia e plotë të prezantimit të sponsorit të ri të KFF Vllaznia, Kompania Amerikane-Rokit Albania, mund ta ndiqni në Yuotube, në kanalin tonë Veriu Sport.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img