(Video) Rudi Vata analizon Vllazninë. Ish kapiteni i Kombëtares shqiptare, flet për “Final 4”: Vllaznia ishte për titull, por më pas zhgënjeu. Kanë të drejtë të besojnë, por tashti e ka shumë të vështirë realizimin e objektivit!

Lexo

- Reklamë -spot_img

Takimeve të fazës “Final 4” poi  vjen fundi. Të dielën e 31 majit, në kalendar janë për t’u luajtur dy ndeshjet e raudit të tretë dhe të fundit të cilat do të vendosin gjithçka për titullin kampion. të “Abissnet Superiore”.

Në stadiumin “Air Albania”, në ora 19:00, Vllaznia do të përballet me Elbasanin në një duel direkt ku objektivi është vetëm fitorja.

Të dy skuadrat do të jenë njëkohësisht me vëmendjen edhe te sfida tjetër e javës, duke shpresuar në një hap fals të Egnatias, e cila do të luajë në “Elbasan Arena”, ndaj Dinamo City-t. Dy stadiume, dy ndeshje dhe një trofe për t’u fituar.

Veriu Sport realizojnë një intervistë me ish futbollistin e Vllaznisë dhe ish kapitenin e kombëtares kuqezi, Rudi Vata në prag të dy sfidave të fundit të “Final 4” që janë edhe vendimtare për fatin e titullit kampion.

Vata, i bën një analizë luftës për titull duke u ndalur kryesisht tek Vllaznia, për të cilën thotë se ajo e kishte në dorë më tepër se kurrë fatin e titullit kampion, por rezultatet e dobëta të 7 ndeshjeve të fundit, në të cilat fitoi një me Flamurtarin dhe humbi 6 e kanë zbehur forcën e saj.

Megjithatë, në Shkodër, drejtuesit e klubit dhe vetë skuadra besojnë se nëse Dinamo luan fort dhe mund Egnatian, me një fitore ndaj Elbasanit Vllaznia mund të shpallet kampion. Por, në vijim të prononcimit e tij, Rudi Vata pohon se në kampin kuqeblu kanë të drejtë të besojnë për një mundësi të tillë, por ashtu si e shikon ai këtë javë të fundit, Vllaznia do ta ketë shumë të vështirë për të realizuar objektivin e tiotullit kampion.

Ndër të tjera, ajo që kërkon Rudi Vata është që në këto kushte, Vllaznia duhet të bëjë detyrën dhe ta mbyllë me fitore përballjen me Elbasanin.

(Video) Prononcimin e plotë të ish futbollistit të Vllanzisë dhe is kapitenit të Kombëtares së Shqipërisë, mund ta ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img