Në ndeshjen e parë të kampionatit për sezonin e ri 2023-2024, Vllaznia e volejbollit për femra e nisi me një ballafaqim në transfertë me ekipin e Skënderbeut të Korçës. Një ndeshje kjo që, përpos përpjekjeve të vajzave kuqeblu të drejtuara nga trajnerja Nora Deda dhe kolegu i saj Ardian Dodani, falë kualiteteve që ekipi korçar ka në dispozicion, Skënderbeu doli fitues me rezultatin 3 me 0.
E veçanta e kësaj ndeshje, ka të bëjë me aktivizimin në formacionin e Skënderbeut të volejbollistes shkodrane Sara Malaj, e cila nga Vllaznia e sezonit të kaluar, sivjet është pjesë e ekipit korçar.
Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes të luajtur në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” të Korçës, shkodranja Sara Malaj flet me emocion dhe respekt për ish skuadrën e saj Vllaznia ku u rrit si volejbolliste.
Për ndeshjen, Skënderbeu-Vllaznia, takim ky i fituar nga ekipi korçar me rezultatin 3 me 0, flet edhe trajneri vendas, Orlando Koja, i cili përpos shpalosjes së objektivave për fitimin e trofeve kombëtar nga ekipi i tij, flet me respekt edhe për ekipin kuqeblu.
(Video) Prononcimi i volejbollistes shkodrane të Skënderbeut, Sara Malaj si dhe e trajnerit të ekipit korçar, Orlando Koja.
Gaspër MARKU