Mungesa e basketbollistëve shkodranë me përvojë që më herët kanë mbajtur peshën e skuadrës kuqeblu, por edhe pamundësia ekonomike për të përforcuar skuadrën me lojtarë të huaj, bëri që gjatë pjesës më të madhe të fazës së parë tekniku Damian Bekteshi të aktivizojë në formacion lojtarë 15-16 vjeçarë nga ekipi i të rinjëve të Vllaznisë. Njëri prej tyre është edhe Sead Kopliku, i cili ka marrë shumë minuta në fushën e lojës, gjë për të cilën ai shprehet i kënaqur për mundësinë që iu dha.
Më tej, Kopliku flet edhe për fazën e parë, që për hirë të së vertetes, nuk shkoi mirë, por ai ka besim që Vllaznia mbijeton në Superiore.
Mosha e tij e re, vetëm 16 vjeçare e lejon Seadin të aktivizohet edhe me ekipin e të rinjëve nën drejtimin e trajnerit Roland Koka, si edhe me të rriturit duke synuar të rritet në nivele të larta.
(Video) Intervisten e plotë me basketbollistin e ri, 16 vjeçarin e perspektives, Sead Kopliku, mund ta ndiqni në YOUTUBE, në kanalin tonë Veriu Sport.