Federata Shqiptare e Gjimnastikës, ka zgjedhur qytetin e Shkodrës për të organizuar Kampionatin Kombëtar të Gjimnastikës Artistike. Atmosfera në pallatin e sporteve “Qazim Dervishi” gjatë ceremonisë së hapjes së këtij aktiviteti u shoqërua me shumë entuziasëm kur mbi 150 sportistë, përfaqësues të 9 ekipe nga qytete të ndryshme të vendit tonë, si Tirana, Shkodra, Berati, Korça dhe Fieri, u paraqitën për nisjen e aktivitetit.
I pranishëm në ditën e parë të kampionatit të gjimnastikës ishte edhe drejtori i sporteve në Bashkinë Shkodër, Auron Miloti, i cili falenderoi Federatën Shqiptare të Gjimnastikës për bashkëpunimin në mënyrë që ky event të zhvillohej në qytetin verior, i cili për hirë të së vertetës gjatë viteve të fundit ka pasur suksese të shumta me ekipet e gjimnastikës.
Më pas kanë ardhur konkurimet në disiplinat përkatëse, gjatë të cilave gjimnastët pjesëmarrës paraqiten një nivel të lartë cilësor.
Me garat e ditës së dytë zhvilluar pasditen e së shtunës, Kampionati Kombëtar i Gjimnastikës Artistike ka mbyllur aktivite duke i lënë radhën ceremonisë së mbylljes, gjatë së cilës u bë dorëzimi i trofeve individual dhe ekipor, diploma dhe medalje për konkurimin e disiplinave të ndryshme.
Në prononcimin e dhënë për Veriu Sport, Presidenti i Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, Leonard Lulaj, u shpreh i kënaqur për mbylljen me sukses të këtij kampionati, ku ndër të tjera vlerësoi masivitetin e kënaqshëm të këtij sporti që ka përfshirë klubet e gjimnastikës shqiptare, gjë që u konstatua edhe në kampionatin e Shkodrës me pjesëmarrjen e mbi 150 sportistëve.
Ashtu si edhe në aktivitetet e mëparshme, gjimnastet shkodrane të drejtuara nga kryetrajneri Izmir Kashi, kanë spikatur në arritjen e rezultateve pozitive, për të cilën flasin edhe 13-të vendet e para të fituara nga sportistet e ekipeve të Vllaznisë.
Rezultatet teknike të gjimnasteve shkodrane në Kampionatin Kombëtar
Rezultatet Ekipore
Mosha 7-8 Vendi i dyte
Mosha 9-10 vendi i dyte
Mosha 11-12 vendi i pare
Mosha 15+ vendi i pare
Mosha 7-8 vjec
Hera Mustafa vendi i pare
Mosha 9-10vjec
Amatia Lleshi vendi i dyte
Mosha 11-12 vjec
Maria Zefi vendi i pare
Viktoria Simoni vendi i dyte
Mishela Bitanji vendi i trete
Mosha 13-14 vjec
Merili Islami vendi i dyte
Mosha +15
Sara Moleci vendi i dyte
Gresa Dragani vendi i trete
Trajner Izmir Kashi Latif Kashi Shpresa Salja
Rezultatet per vegel
Ushtrime te lira vendi i pare
Hera Mustafa
Sara moleci
Amatia Lleshi
Viktoria Simoni
Tra ekuilibri vendi i pare
Maria Zefi
Rajmonda Ramja
Kercim Kali vendi i pare
Sajra Hysaj
Viktoria Simoni
Sara Moleci
(Video) Pamje nga garat e ditës së parë, ceremoninë e mbylljes së kampionatit, si dhe prononcimet e Presidentit të Federatës Shqiptare të Gjimnastikës, Leonard Lulaj dhe Kryetrajnerit të Vllaznisë, Izmir Kashi, mund t’i ndiqni në kanalin tonë zyrtar, Veriu Sport-YOUTUBE.
Gaspër MARKU


