Sunday, May 5, 2024

(Video) Shkodra nderon Gëzim Memen dhe Vildan Tufin. Në kupën e organizuar, për nder të dy figurave të shquara të atletikës shqiptare, Bashkia Shkodër nderoi me “Mirënjohje” edhe 14 veteranë atletike

Lexo

Për të dytin vit me radhë, në Shkodër zhvillohet aktiviteti në nderim të personazheve shumë të njohur të atletikës shkodrane dhe asaj shqiptare, të cilët sot nuk jetojnë, por që në karrieren e tyre sportive kanë spikatur me fitimin e shumë trofeve, jo vetëm si sportistë, por edhe si trajnerë dhe drejtues.

E iniciuar nga Shoqata e Atletikës Vllaznia dhe personalisht kryetrajneri i Vllanzisë Albert Marashi, veprimtaria në fjalë është mbështetur nga Federata Shqiptare e Atletikës, e cila e ka përfshirë në kalendarin sportiv kombëtar si dhe Bashkia Shkodër.

Krahas atletëve të Vllaznisë, që bënë edhe figurën më të mirë sportive në garat e ndryshme të kësaj kupe, morën pjesë atletë të mëdhenj nga vendi dhe rajoni, të cilët kanë arritur shumë tituj kampionë, rekorde kombëtare dhe medalje ndërkombëtare.

Sa i takon kunkurimit, atletët e Vllaznisë ishin përsëri më të mirët e aktivitetit, ku figurën më të mirë sportive e bënë:

100m: Franko Burraj vendi 1-re. Durjon Idrizaj Vendi 3-te

400m: Genald Sehanej vendi 1-re, Kërcim 3-hapesh. Kolindo Kiri vendi 1-re

200m : Durjon Idrizaj, vendi 3-të

Kërcim se gjati: Endri Rakaj vendi 2-të, Kolindo Kiri vendi 3-të

Femra-Kërcim së gjati. Erisa Rrasa vendi 1-re

Në prononcimin e tij për mediat, presidenti i Federatës Shqiptare të Atletikës, Taulant Stërmasi vlerësoi shumë kontributin e dy figurave të njohur Mema-Tufi.

Të njëjtën gjë bënë edhe veterani i atletikës shkodrane, Isak Bala dhe kryetrajneri i Vllaznisë Albert Marashi, të cilët kanë pasur fatin të punojnë me këto dy figura sportive. Bala, si bashkëkohës në karrieren e tyre sportive, si dhe Marashi, sportist i tyre dhe më pas duke i zëvendësuar si trajner dhe drejtues. Ndërkohë, me shumë emocion folën edhe dy djemtë e figurave sportive që dedikohet aktiviteti, Andi Mema dhe Andris Tufi.

Me emocione u prit edhe  ceremonia e mbylljes, ku i pranishëm ishte nënkryetari i Bashkisë Shkodër Onid Bejleri dhe drejtoresha e kulturës dhe sportit Amela Gjyrezi, gjatë së cilës u shpëndanë tituj nderi “Mirënjohje” për atletët veteranë të Vllaznisë në vite:

  1. Rrok Hila
  2. Tonin Sokoli
  3. Ilir Xhani
  4. Ismail Kombi
  5. Besim Kurti
  6. Bashkim Pacrami
  7. Kujtim Boshnjaku
  8. Marjetina Gjoni
  9. Fredi Marku
  10. Sofie Krepi

11.Gjyljana Bicurri

  1. Zhuje Brecani Bajko
  2. Valbona Teli
  3. Dashamir Sherja

(Video) Pamje nga Kupa Nderimi i Figurave, “Gëzim Mema-Vildan Tufi”), si dhe prononcimet e presidentit të FSHA-së Taulant Stërmasi, Kryetrajnerit të Vllaznisë Albert Marashi, veteranit të atletikës Isak Bala, si dhe dy djemve të figurave sportive, Mema-Tufi, Andi Mema dhe Andris Tufi.

Gaspër MARKU

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img